• Latest
  • Trending
  • All

Çekët e CEZ-it, në hetim për mbifaturimet dhe mbledhjen e borxheve

27/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 20 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Çekët e CEZ-it, në hetim për mbifaturimet dhe mbledhjen e borxheve

27/09/2015
in Lajme

Ish-administratorët çekë të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ mund të vihen nën akuzë nga Prokuroria Shqiptare, pasi aktualisht janë dy çështje të hapura, ajo e mbifaturimeve të faturave të energjisë dhe tjetra e mbledhjes së borxheve. Hetuesit e çështjes, krahas mbledhjes së provave për këto dy procedime, po studiojnë edhe detajet e marrëveshjes midis qeverisë shqiptare dhe CEZ shpërndarje, për kalimin e aksioneve, pasi ka të dhëna se ekziston edhe një klauzolë që vendi ynë i ka “amnistuar” punonjësit çekë nga çdo përgjegjësi penale. Megjithatë, burimet nga akuza pohojnë se mund të rihetojnë këdo që ka bërë krime në vendin tonë, pasi marrëveshja nuk mund të përjashtojë nga përgjegjësia asnjë individ, qofshin këta të huaj. Burime nga akuza qendrore lënë të kuptohet se hetuesit e çështjes, krahas marrjes nën përgjegjësi penale të shqiptarëve, qofshin për mbifaturimet apo mbledhjen e borxhit, po bëjnë verifikime edhe për ish-administratorët çekë. Ka dyshime se kompania ka bërë mashtrime kolosale dhe gjatë kësaj kohe, asnjë institucion nuk ka bërë verifikimet e duhura, për t’i vënë para përgjegjësisë penale.

Mbifaturimet
prokuroriaPrej gati dy vitesh, Prokuroria e Tiranës zbuloi një organizim perfekt të mbifaturimit të energjisë elektrike nga “CEZ Shpërndarje”, megjithëse faktet erdhën menjëherë sapo çekët u larguan nga Shqipëria. Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës thotë se ka disa skema sesi shqiptarëve u faturohej më shumë energji elektrike, ndërsa më problematike ka qenë skema e “gjobave”, pasi në këtë rast pagesa ishte mjaft e kripur. Hetuesit kanë zbuluar se “organizatorët” kanë qenë anëtarët e bordit drejtues, ndërsa “zbatuesit” kanë qenë punonjësit e thjeshtë, që nga inxhinierët elektronikë e elektrikë e deri te kontrollorët e matësve. Skema ka funksionuar të nisë menjëherë pas problemeve që “CEZ Shpërndarje” kishte me ERE-n. Është zbuluar një vendim për të faturuar “energjinë e pamatur” te qytetarët. Në këtë vendim ishin shkruar se bazohej në ligj dhe rregullore, por pas konsultimit me specialistë të pavarur të fushës u zbulua se prej kësaj rregulloreje kishte filluar edhe skema e “gjobave”. Hetuesit thanë se anëtarët e bordit të CEZ kishin autorizuar disa persona që të filtronin listën e konsumatorëve, familja apo biznese. Punonjësit e CEZ, me anën e filtrimeve, arrinin që të krijonin një listë me emrat e konsumatorëve ndaj të cilëve do të vendosej mbifaturimi. “Skema ishte shumë e thjeshtë. Personat e autorizuar nga CEZ gjenin emrat e klientëve buxhetorë, apo edhe biznesmenë, që nuk i kishin shumë problem pagesat e energjisë. Madje, edhe persona që nuk ishin ankuar për ndonjë faturë të ‘kripur’. Kjo listë më pas u kalonte kontrollorëve, sipas zonave përkatëse, dhe këta të fundit u vendosnin fatura aforfe. Pra, nëse një familje harxhon mesatarisht 50 mijë lekë të vjetra, kësaj familjeje i shkonte një faturë pesë herë më e lartë, pra 250 mijë lekë të vjetra. Në sistem, kontrollorët shkruanin se kjo ishte energji e harxhuar, ndërsa nëse klienti e konstatonte, atëherë përgjigjja e tyre ishte se kjo ishte një gjobë”, pohojnë burimet nga prokuroria. Sipas saj, dijeni për këtë parregullsi kanë pasur edhe drejtuesit madhorë të CEZ-it, të cilët i kanë autorizuar punonjësit që të kryejnë mbifaturime, për “energjinë e pamatur”. Hetimet dolën në përfundimin se 14 mijë abonentë u mbifaturuan, ndërsa ende nuk është përcaktuar ndonjëherë dëmi i shkaktuar qytetarëve apo bizneseve. Për këtë skandal u dënuan vetëm kontrollorët e matësit të energjisë elektrike.
Akuza zbardhi edhe skemën nëpërmjet “gjobave”. Mësohet se persona të paautorizuar, pra kontrollorët e matësve, vendosnin fatura aforfe për klientët, me motivacionin se ka pasur ndërhyrje në sahat. Burimet nga prokuroria thanë se ka disa skema sesi është ndërhyrë në këta matës, ndërsa krahas “gjobës” është edhe skema e “hakerave”, ku disa njohës të mirë të elektronikës futeshin në sistemin e CEZ-it dhe shtonin kilovatë konsumatorëve. Megjithatë, prokuroria thotë se ka sekuestruar disa pajisje elektronike në CEZ, të cilat kanë qenë edhe objekt ekspertimi. “Kemi gjetur disa gjurmë të ndërhyrjeve në sistem”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës, e cila shton se “hakerat” kanë qenë punonjës çekë të CEZ-it.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Mbledhja e borxheve
“Presioni” i politikës ka sjellë “tërheqjen” e prokurorisë për çështjen CEZ-DIA. Pak ditë më parë, burimet nga akuza qendrore deklaronin se i kishin “duart e lidhura” për të hetuar punonjësit çekë të CEZ-it, pasi ekziston një klauzolë në marrëveshjen për kalimin e aksioneve shtetit shqiptar, ku përjashtohen nga ndjekja penale. Tashmë, pas konsultimeve në akuzën qendrore, hetuesit kanë marrë “dritën jeshile” për të bërë çdo verifikim, megjithëse në fund mund të jetë i dëmtuar shteti shqiptar. Gjithsesi, burime nga prokuroria pohojnë se Josef Hajsek, do të hetohet njësoj si Kastriot Ismailaj, megjithëse i fundit ndodhet nën arrest prej disa muajsh, për mashtrim dhe pastrim parash. Akuza thotë se veprimet e Ismailajt janë bërë në bashkëpunim me Hejsek dhe ekziston mundësia që ish-administratori çek mund të akuzohet për të njëjtat vepra penale, madje ai rrezikon të merret i pandehur. Njësia Task-Forcë thotë se kanë prova të mjaftueshme, pas një periudhe të gjatë hetimore, ku pjesë e dosjes janë edhe firmosja e marrëveshjes mes përfaqësuesit të DIA-s, Ismailaj, dhe dy përfaqësuesve të CEZ, me personazh kryesor kryetarin e bordit drejtues, Josef Hajsek. Prokuroria pohon se ka dyshime se Hajsek ka rol aktiv në skemën e mashtrimit, që dyshohet se ka nisur para lidhjes së kontratës së parë për mbledhjen e borxheve e që mban datën 1 tetor 2010. Sipas prokurorisë, Ismailaj ka paraqitur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive për strukturën dhe eksperiencën e DIA-s, një shoqëri e regjistruar në regjistrin tregtar dy muaj para firmosjes së marrëveshjes, ndërkohë që në referim të tyre palët kanë firmosur. Episodi i dytë shprehen prokurorët, ka lidhje me përcjelljen e këtyre materialeve të pavërteta mbi DIA-n në prag të marrëveshjes së dytë të shkurtit 2011, nga CEZ-i në Shqipëri drejt këshillit mbikëqyrës të shoqërisë në Pragë. Por ajo që është më e rëndësishme është pranimi i një pune fiktive të DIA-s për afro një vit, ku për mbledhjen e borxheve CEZ i pagoi Kastriot Ismailajt gati 5 milionë euro dhe në këtë pikë, prokurorët nuk e përjashtojnë Hajsek nga abuzimi me ligjin.

Prokuroria

Transfertat e milionave të CEZ-it dhe dëshmitarët

Prokuroria po gjurmon se ku kanë shkuar 4.6 milionë euro që kompanitë e Kastriot Ismailajt i kanë zhvatur CEZ-it në vitet 2010 dhe 2011. Nga të dhënat e fundit që kanë shkuar në prokurori mësohet se shumica e parave janë transferuar jashtë vendit, ndërsa vetëm një pjesë e vogël janë shpenzuar në Shqipëri. Akuza ka marrë në dorëzim një raport nga ekspertë që kanë verifikuar llogaritë bankare të kompanive të biznesmenit të arrestuar apo lëvizjet e parave. Mësohet se DIA apo Ismailaj ka pasur që në vitin 2008 rreth 5 milionë USD, të cilat janë ende në këto llogari bankare, por të bllokuara. Më pas, Ismailaj ka lëvizur në llogaritë e tij bankare miliona euro, ku vetëm në vitet 2010 dhe 2011 ka përfituar rreth 4.6 milionë euro, që dyshohet se kanë si burim kompaninë çeke CEZ Shpërndarje. Prokuroria thotë se ka gjurmuar se ku kanë shkuar këto para, cila kompani ka përfituar dhe nëse ndodhen në ndonjë bankë.
Mësohet se një nga përfituesit e këtyre parave që Ismailaj i ka zhvatur CEZ-it, është edhe kompania e ish-kryeministrit Vilson Ahmeti. Ai është marrë në pyetje për marrëdhëniet kontraktuale mes kompanisë së tij dhe kompanisë së Ismailajt që tashmë po hetohet për pastrim të parave. Ish-kryeministri ka dhënë shpjegime me cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, duke treguar me detaje bashkëpunimin mes kompanisë së tij dhe Ismailajt. Ahmeti është pyetur dhe ka treguar të gjitha transaksionet bankare që kompania DIA, e të dyshuarit Ismailaj i ka kaluar kompanisë së tij, “A.I.C” për punën që kjo e fundit kishte bërë për llogari të DIA-së. Mësohet se Ahmeti ka pretenduar se gjithçka mes dy kompanive ka funksionuar konform ligjit dhe rregullave të parashikuara në kontratën mes dy kompanive. Edhe pagesën prej rreth 170 milionë lekësh që kompania e Ismailajt i ka kaluar në llogari bankare të kompanisë së Ahmetit, ky i fundit e ka cilësuar të ligjshëm dhe si një detyrim ndaj kompanisë së tij për shërbimet dhe punën që kishte kryer.
Raporti

Avokatura e Shtetit, kallëzim në 2013-n. Administratori, në prokurori për tenderët

Borxhi i CEZ, auditimi i KLSH: U vodhën 6 mln euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr në dritë një pjesë të faturave të abuzimeve të kryera me mbledhjen e borxhit të keq nga CEZ Shpërndarje. Ndërkohë, KLSH ka kallëzuar në prokurori ish-administratorin e CEZ, Arben Seferi, si dhe 2 ish-drejtues të tjerë të kësaj shoqërie. Sipas KLSH-së, me shkeljet e kryera në procedurat e blerjes së energjisë elektrike dhe tenderëve të blerjes së materialeve të pajisjeve elektrike, si me mbifaturimin e padrejtë të konsumatorëve, këta tre persona kanë shkaktuar një dëm mbi 32 milionë euro. Ndërkaq, të ardhurat e munguara për shoqërinë OSHEE dhe për Buxhetin e Shtetit kapin vlerën 5,630,713 euro. Kontrolli përfshin periudhën 21 janar 2013 deri në 30 qershor 2015. Nga auditimi i pjesshëm për shkak të dokumentacionit të mangët ekonomiko-financiar, i disa prej kompanive të mbledhjes së borxhit tё energjisë elektrike rezultoi që këto kompani kanë përfituar padrejtësisht nga CEZ Shpërndarje Sh.a, së paku vlerën prej 6,074,478 euro. KLSH konstaton se ka të dhënave kontradiktore në dokumentacionin e disponuar në OSHEE nga dega ekonomike, drejtoria ligjore dhe drejtoria e shitjes. Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion u konstatua që për katër kompanitë e audituara, nga ana e shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, nuk disponohej dokumentacioni i plotë për justifikimin e pagesave të dhëna këtyre kompanive të mbledhjes së borxheve, duke ngritur kështu dyshime serioze për shumat e përfituara padrejtësisht prej këtyre kompanive nga Shoqëria “CEZ Shpërndarje”. Sipas raportit, në mungesë të ekzistencës së dokumentacionit të plotë justifikues për zbatimin e detyrimeve kontraktore të kompanive të mbledhjes së borxheve, vlera prej 847,936,386 lekë do të konsiderohet si dëm ekonomik i përfituar në mënyrë të padrejtë nga ana e tyre. Në lidhje me këtë konstatim, KLSH i ka rekomanduar Drejtorisë së Auditit të Brendshëm të OSHEE, marrjen e masave të menjëhershme për të përfshirë në veprimtarinë e saj audituese, aktivitetin e të gjitha kompanive të mbledhjes sё borxhit tё keq të energjisë elektrike. Në veçanti, KLSH zbulon se ekziston një kallëzim penal nga Avokatura e Shtetit, përcjellë organit të Prokurorisë me shkresën nr. 526/34, datë 24 korrik 2013, i cili kërkonte ndjekje penale të çështjes.
Kontrata
Cani: Garancia penale për çekët, e justifikuar

CANI PER BORXHIN E QEVERISE NDAJ BIZNESIT - Ministri i Financave Shkelqim Cani, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se borxhi i qeverise ndaj biznesit per pune publike te kryera e te papaguara llogaritet 24.6 miliarde lek려eri ne 31 gusht te vitit 2013.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e cilësoi klauzolën që amniston dhe kufizon hetimet për të kaluarën e CEZ-it si një praktikë normale në marrëveshjet të këtij lloji. Ndërkohë, ministri deklaroi se kontrata me CEZ nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e institucionit të tij, si një nga firmëtarët e saj. Megjithatë, kjo garanci penale ndaj çekëve është e justifikuar, sipas ministrit. “Kur të blini ju një biznes, biznesin tim mendoni që ju që nuk mund të vini përsipër një klauzolë që nuk mund të marrësh përsipër që çfarëdo të zbulohet më pas t’i dalësh për zot ti? Është e vështirë pak e vështirë që të blesh një gjë që të të lërë litarin në gropën e hapur që përjetësisht ti të zhytesh brenda. Kur ka shitje të këtyre masave, përgjithësisht janë klauzolat që e nxjerrin palën nga gjithë vargu i gjërave që mund të zbulohen, por kjo nuk do të thotë që nuk hapen çështje të veçanta”, deklaroi ministri Cani.

Previous Post

50 shqiptarët e gjallë më të famshëm në botë – De Niro dhe të tjerët

Next Post

Mendimi i zv.ministrit të Metës: Pa mbrojtje horrash…

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post
Zv/ministri i Jashtem Selim Belortaja, gjate ceremonise se perurimit te Konsullates Meksikane ne Tirane, ku Presidenti i "Ora News", Ylli Ndroqi mori titullin Konsull Nderi.

Mendimi i zv.ministrit të Metës: Pa mbrojtje horrash…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.