• Latest
  • Trending
  • All

Selitë, 50 familje largohen drejt Gjermanisë

05/08/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Selitë, 50 familje largohen drejt Gjermanisë

05/08/2015
in Lajme

Të mbetur pa shtëpi pas shembjes së tyre, për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe, banorët kërkojnë azil

Pas shembjes së shtëpive në zonën e Selitës, për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe, ajo çka të zë syri janë gërmadhat që kanë pushtuar këtë zonë. Në një anë punëtorët, të cilët në pikun e vapës vazhdojnë të palodhur punën e tyre, diku tjetër fëmijë që përpiqen të “përfitojnë”  nga kjo për gjetur diçka për ta shitur. Më tutje familjarë që përpiqen të shpëtojnë çfarë të munden, para se IKMT të shembë banesat. Një pjesë jetojnë mes pluhurit dhe presin me ankth radhën, pasi janë të bindur tashmë që në mos sot nesër duhet të largohen. Jashtë dëshirës së tyre sigurisht, por duhet ta bëjnë, pasi sipas banorëve “shteti ka fuqinë për të vendosur për gjithçka”, edhe pse qindra persona do të mbeten pa një strehë. Mirëpo, përveç rrëmujës së krijuar nga aksioni që ka nisur prej ditësh, janë edhe qytetarët që ankohen për padrejtësitë që u janë bërë. Një shqetësim që ata ngrenë është edhe largimi në masë i familjeve që u prekën nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Sipas banorëve bëhet fjalë për rreth 50 familje që janë nisur në Gjermani për të kërkuar azil. Ata sqarojnë se pasi morën lekët e qirasë për dy vite dhe pa asnjë shpresë për të ndërtuar një tjetër banesë, morën rrugën e emigrimit, si e vetmja zgjidhje për problemin e tyre. Banorët e mbetur, theksojnë se ishte e pamundur që ata të ndërtonin një tjetër shtëpi, pasi të ardhurat nuk mjaftonin. “U lodhën, në pritje të një zgjidhjeje që nuk erdhi kurrë. Vendosën të ikin, si e vetmja mundësi për të jetuar një jetë si gjithë të tjerët, jo të diskriminuar siç jemi ne”, tregojnë banorët e mbetur për të afërmit e tyre që janë larguar. Disa banorë të tjerë pretendojnë se papritur u është thënë që duhet të nxjerrin rrobat jashtë, pasi do t’u shembet shtëpia, sepse sipas banorëve, nuk ishte në plan shembja e banesave të tyre. “Vuajmë si qen. Nesër (sot) na thanë që do ju prishim shtëpinë. Unë i kam me tapi me dokumente të rregullta të gjitha. Deri dje nuk më thanë gjë, nuk ishte shtëpia ime pjesë e planit për t’u prishur. As lekë dhe asgjë, si do iki unë nga shtëpia nesër (sot), pa nxjerrë rrobat dhe asgjë. Nuk bie plani na patën thënë, ndërsa sot (dje) kujtohen të na thonë që largoni gjërat se nesër (sot) vijmë dhe shembim. Nxirr rrobat, pa na dhënë lekë dhe asgjë, ku do marr lekë, ku do vendosem unë. Unë nuk lëviz, jam vetë i nëntë në shtëpi”, pohon Kujtim Nuredini, banor i zonës. Pak më tutje është një tjetër banore, e cila veç hallit të saj, qan edhe për të vëllain, shtëpia e të cilit kapte vlerën e 200 milionë lekëve të vjetra. I mbetur në rrugë ai u largua drejt Gjermanisë për të kërkuar azil së bashku me familjen e tij. Fatmira Jashari banon aty që prej vitit 1986 dhe pretendon se i ka të gjitha dokumentet dhe pret të marrë paratë. Nëse kjo nuk ndodh, Fatmira kërcënon se do sakrifikojë veten. “Më kanë thënë që do më kompensojnë, por e vërteta nuk e di si është. Unë kam që në 1986 që jam vendosur këtu, kam qenë e para që jam vendosur këtu dhe e fundit kam ngel, nuk lëviz që këtej. Nuk pranoj dy vjet qira se i kam të gjitha dokumentet e rregullta. Më ka dalë emri dy herë për të marrë kompensim, por asgjë nuk kam marrë. Më kanë thënë që gjatë kësaj jave do më japin një zgjidhje. Nëse nuk më japin paratë, ta dini që kur të më dëgjoni emrin që i ka dhënë fund jetës”, thekson Fatmira Jashari, banore. Po aq e tensionuar është situata edhe në ato pak familje që kanë mbetur pa iu prishur shtëpitë, të cilët vazhdojnë të jetojnë mes pluhurit dhe katrahurës së krijuar nga shembja e banesave të tjera. “Unë isha në spital, vuaj nga mushkëritë kam edhe shqetësime të tjera shëndetësore. Kur kthehem nga spitali shoh shtëpinë që nuk ishte më, u çudita, nuk po besoja. Nuk kam marrë as qira dhe asgjë. Kam ngel me vajzën e vogël rrugëve”, tregon një tjetër banore. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon punën për prishjen e objekteve të ndërtuara në gjurmën ku do të kalojë Unaza e Madhe në kryeqytet. Sipas kreut të këtij inspektorati, Dallëndyshe Bici, janë 160 objekte gjithsej që do të prishen. Aksioni në gjurmën e Unazës së Madhe ka nisur që prej 3 javësh dhe sipas IKMT-së, do të punohet pa ndërprerje gjatë gjithë muajit gusht, derisa të prishen të gjitha objektet e planifikuara.Ilda Hoxha  shqip

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Për luftën kundër evazionit fiskal në ditët e nxehta të gushtit

Next Post

Cana, mes 100 lojtarëve të shekullit në Francë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Cana, mes 100 lojtarëve të shekullit në Francë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.