Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare aktori i famshëm Omar Sharif.
Sharif ishte një aktor egjiptian me origjinë libaneze.
Ai u nda nga jeta në banesën e tij në Kairo.
Prej kohësh Sharif vuante nga sëmundja e Alzheimer.
Ndër rolet e famshme që ai luajti gjatë karrierës së tij të gjatë mbahen mend “Doktor Zhivago” dhe “Lorenci i Arabisë” ku luante Sherif Ali në krah të Peter O’Toole.
Ai fitoi çmime të shumta me këto role përfshirë disa “Golden Globe”, por nuk arriti të merrte një çmim Oscar.




















