4 korrik 1965! Dritëro Agolli dhe Sadija celebrojnë martesën e tyre që i mban bashkë prej gjysëm shekulli.
4 korrik 2015! Ende bashkë dhe më të lumtur se kurrë.
Çifti Agolli ka festuar 50-vjetorin e martesës së tyre në mënyrën më të mirë: duke u rimartuar!
Në një intervistë për “Panoramën” Sadije Agolli rrëfen njohjen me shkrimtarin, ceremoninë martesore dhe 50 vitet e kaluara bashkë.
“Natën e parë të martesës kemi fjetur në ballkon. Kishim aq shumë njerëz në shtëpi sa nuk kishim ku të flinim”, rrëfen Sadija.
Më tej ajo tregon edhe një episod nga dita e dasmës së tyre.
“Gjatë kohës që isha me fustan nusërie i thashë Dritëroit të dalim për akullore. Ai nuk ma prishi dhe pasi u ndërrova u nisëm të dilnim. Mamaja e Dritëroit nuk e pëlqeu këtë veprim dhe tha se mund të dërgonte dikë të na e sillte akulloren, por Dritëroi më mbështeti duke i thënë se kishim nevojë të qetësoheshim”, thotë Sadija.
Duke folur për xhelozinë Sadija thotë se mes tyre ka qenë Dritëroi ai që ka qenë gjithmonë xheloz.


















