Ndeshja e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, e fazës kualifikuese për kampionaton evropian 2016 do të regjistrohet me fitore të skuadrës kuqezi me rezultat 3:0, raportojnë mediat daneze nëpërmjet burimeve të afërta me CAS-in në Lozanë.
Danezët janë të interesuar për epilogun e ballafaqimit të ndërprerë në Beograd, për shkak se tri pikët për Shqipërinë do t’ua komplikonin atyre kualifikimin për në Euro 2016, shkruan Telegraf.rs.
Pas ndërprerjes së ndeshjes dhe refuzimit të shqiptarëve që të kthehen në fushë, UEFA mori vendim që Serbisë t’ia japë tri pikë, por njëkohësisht de dënoi me heqjen e tri pikëve.
Shqipëria kërkon që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar, pasi në stadium nuk kishte siguri për vazhdimin e ndeshjes.














