• Latest
  • Trending
  • All

Streha e kryeministrisë dhe kryeministri artist

09/07/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Streha e kryeministrisë dhe kryeministri artist

09/07/2015
in Lajme

Nga Armand Shkullaku

Pasi ka përfunduar skicimin e kontureve të shtëpisë së tij të çuditshme në Surrel, kryeministri i është rikthyer Tiranës dhe Shqipërisë, pa marrë parasysh se ato janë shtëpia jonë e përbashkët dhe jo prona e tij private. Ndërhyrja e fundit që Edi Rama i bëri fasadës së godinës së kryeministrisë, është jo vetëm një akt i paligjshëm por edhe një shenjë e mospërfilljes totale ndaj të drejtës së qytetarëve mbi një pasuri të përbashkët.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Streha kuturu, që kryeministri e ka kapur me kabllo mbi fasadën 100-vjeçare të godinës së qeverisë shqiptare (jo vetëm të kabinetit Rama) nuk ka asnjë ndryshim nga barbarizmat e shtesave dhe ndërtimeve pa leje për të cilat ai përbetohet se do t’i shembë e do t’i ndalë njëherë e përgjithmonë. Strehëza gazmore, me drita dhe efekte, nuk dallon nga mijëra sajesa që e kanë kthyer Shqipërinë në një vend pa identitet urban dhe në një rast të veçantë studimi arkitekturor. Si e tillë, kjo strehë shënon simbolin e vulës që Edi Rama kërkon t’i lërë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Si ish-kryetar bashkie, ai ka sot përgjegjësinë kryesore të betonizimit të qytetit, të ngritjes së pallateve mbi objektet e trashëgimisë kulturore, të zhdukjes së parqeve dhe tretjes së trotuareve. Ai sajoi një miks urbanistik në funksion të titujve të gazetave ndërkombëtare, që më shumë habiteshin me lehtësinë e një njeriu për të përdorur një qytet të tërë si lodër personale, sesa me veprën pa identitet që ai krijoi. Si një frankeshtajn, kryetari i dikurshëm i Bashkisë ngjizi një monstër që vetëm qytet nuk mund të quhet. Dhe tani i është rikthyer përsëri.

Godina e kryeministrisë bën pjesë në ansamblin monument kulture të kryeqytetit, status të cilin e kërkoi vetë Rama dhe madje e bindi kryeministrin e asaj kohe, Ilir Meta, të derdhte 700 milionë për restaurimin e fasadave të ministrive, të projektuara nga Brasini. Mirëpo, në vijim të filozofisë së tij “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”, kryeministri- artist i bëri një shtesë godinës së Këshillit të Ministrave. Një shtesë të ideuar prej tij, sigurisht, dhe e zbatuar nga dishepujt e tij. Çfarë ndjenje mund të jetë për një artist, që vërtet në pëlhurë nuk arriti të lërë gjurmë, por ama një qyteti, madje tashmë një shteti, mund t’i ngjisë në trup shenjat e tij.

Vetëm me këtë delir mund të shpjegohet guximi i kryeministrit për të ndërmarrë me kokën e tij nisma të tilla. Streha me drita është kulmi i një sërë eksperimentesh që kryeministri- artist po i bën pa përfillur as komunitetin e as ligjin. Caktoi që në mure të institucioneve të mos ishte kryetari i shtetit, por Ismail Qemali. Një shtatore nënë Terezë e shkuli dhe një tjetër e nguli sipas shijeve të veta. Ndërtoi një kullë të frikshme në Korçë e po derdh fantazinë krijuese në sheshet e qyteteve të tjera. Mbolli palma në Tiranë dhe vuri drita të kuqe në rrugë. E plot të tjera, për të mbërritur tek strehëza gazmore në godinën shekullore.

Normalisht, ndërhyrje të tilla në një vend normal do të kërkonin diskutime ekspertësh, referendume, konkurse e studime. Por kur kemi një kryeministër- artist, përse të humbasim kohë me gjëra të kota? Kryeministri në fakt ka kohë boll, por ai e quan humbje edhe të kohës së tepërt konsultimin me ligjin dhe komunitetin. Strehëza gazmore është simbol edhe i arrogancës, mospërfilljes dhe injorimit që individi i bën masës. Është bindja e verbër se çdo gjë që bën udhëheqësi, populli duhet vetëm ta duartrokasë. Edi Rama ka të njëjtat simptoma të liderëve provincialë që besojnë se nuk janë votuar për të administruar, por janë zgjedhur për të ndriçuar. Prandaj çdo kapriçio të tyren, çdo delir madhështie dhe çdo dell krijimtarie e eksperimentojnë qorrazi mbi qytetarët, të bindur se kjo është një e drejtë që u takon.

Edi Rama i ka fituar zgjedhjet, ato të dy viteve më parë dhe këto të para pak ditëve. Por ai nuk ka fituar të drejtën që të sillet me vendin si me instalacionin e tij personal në Surrel. Ai duhet të thërrasë INUK-n që ta shkulë atë strehë qesharake nga trupi i godinës së Brasinit. Dhe të ulet e të merret me qeverisjen e vendit, me ekonominë, papunësinë, investimet e mëdha publike, sigurinë dhe mirëqenien e atyre që e kanë zgjedhur në atë detyrë. Të heqë dorë nga deliri i kryeministrit- artist dhe t’i përkushtohet artit të kryeministrit, nëse vërtet e konsideron veten të tillë.

Previous Post

Shqiptarët e Britanisë mbledhin 7000 euro për Kaçanikun

Next Post

Parlamenti Evropian e miratoi Rezolutën për Masakrën e Srebrenicës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Parlamenti Evropian e miratoi Rezolutën për Masakrën e Srebrenicës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.