• Latest
  • Trending
  • All

E fundit për legalizimet pafund

03/07/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

E fundit për legalizimet pafund

03/07/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Gentian Kaprata

Akuza më e qenësishme që i ka bërë z. Rama, asokohe kryeopozitar, z. Berisha, asokohe Kryeministër, në fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2011, ka qenë përdorja e procesit të legalizimeve për të demagogjizuar elektoratin. Dhe ka pasur shumë të drejtë! Z. Berisha shpërndau ‘leje legalizimi’ në shumë zona informale. Që nga ajo kohë na vjen shprehja ‘Shaban tapia’, që etiketonte këtë lloj leje dhe përfshinte me sarkazëm emrin e drejtuesit të agjencisë që po e zbatonte këtë projekt. Procesi i legalizimeve kishte nisur prej gjashtë vjetësh dhe rezultatet ishin shumë larg pritshmërive publike. Në “përgjigje” të këtij ngërçi, qeveria Berisha sa herë afroheshin zgjedhjet i vendoste nga një arnë sistemit rregullator. Ajo ose përfshinte ndonjë grup të ri përfituesish (duke zgjatur shtrirjen e procesit apo duke zgjeruar shtrirjen territoriale), ose ulte kostot e legalizimit për familjet përfituese. Kështu vazhdoi “procesi i legalizimeve”, arnë pas arne deri në vitin 2013, ndërkohë që rezultatet ishin minimale. Po kështu edhe numri i familjeve përfituese. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe përsa kohë politikëbërësit asnjëherë nuk kuptuan se çështja nuk ka nevojë për meremetime modeli, por për ndërtimin e një modeli tërësisht të ri. Në të njëjtin kurth ra edhe qeverisja Rama. Bile, përpara se të kthehej në qeverisje, që kur premtoi “legalizime falas”. Për të vazhduar deri në pak ditë përpara zgjedhjeve vendore 2015, me miratimin e ca arnave të tjera, të cilat përfshinin një stok tjetër banesash e ndërtesash për t’u legalizuar.

Ai e shtyu deri në qershor të vitit 2014, duke u qëndruar “besnik” dy shtyllave të kulturës ‘Berisha’ të procesit të legalizimeve; zgjerimi i fushës së veprimit, dhe ulja e kostove të familjeve përfituese deri në “falas”. Z. Rama nuk i shpëtoi dot as dimensionit propagandistik, për të cilin kishte akuzuar vetë më parë kundërshtarin, duke shkuar në çdo kënd të Shqipërisë urbane për të shpërndarë ‘Lame tapitë’. Sikurse, për ekuivalencë, mund t’i quajmë lejet e legalizimit që Kryeministri po shpërndan nëpër show të tipit ‘cirku në fshat’. Me një fjalë, asgjë e re nuk erdhi as këtë qeverisje për “frontin e legalizimeve”. Dhe, nëse nuk ndërhyjmë sot, si konsekuencë logjike duhet të presim që opozita të kërkojë votën, duke premtuar se qeveria do të dhurojë edhe nga një ‘Mercedes’ apo ‘Range Rover’ për çdo familje që do të pranojë të legalizohet. Përtej shakasë, rezultati me të njëjtin model do të jetë po i njëjti. Ato familje që janë në tokë të vet, që ia kanë blerë pronarit legjitim apo e kanë marrë si tokë bujqësore, do pranojnë të dëgjojnë “humorin kinez” të Kryeministrit të radhës dhe do e marrin atë formularin me emrin e çuditshëm. Ndërsa të tjerët do presin për një pazar më të mirë në të ardhmen. Në këtë pritje, e përfshirë pa asnjë arsye, do mbetet e gjithë shoqëria shqiptare. Pritje, e cila do të vazhdojë derisa politikëbërësit të kuptojnë se me arnime të modelit nuk shkohet gjëkundi. Të kuptojnë se, nëse duan ta përmbyllin këtë proces, duhet të ndërtojnë një model më të moralshëm, në respekt për të drejtat e individit dhe më gjithëpërfshirës në përfitim.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Për ta ndërtuar këtë model të ri duhet ta nisin me ato seminaret apo workshop-et që krahasojnë ecurinë e të njëjtit proces në vende të ndryshme të rajonit, në të cilat marrin pjesë. Ato nuk bëhen kot. Bëhen për të ndarë njohuri dhe praktika. Mjafton që burokratët të kenë dëshirën për të kuptuar, dhe lehtësisht do arrijnë në përfundimin se në vendet e rajonit që kanë ecur mirë në procesin e legalizimeve, ndërtimet pa leje në shumicë dërmuese janë zhvilluar në tokën e vetë përfituesve apo tokën publike. Me një fjalë, procesi i legalizimeve në ato vende ka qenë proces vetëm legalizimi. I pashoqëruar me dy masa të tjera (shtetëzim të tokave private të zëna nga ndërtimet pa leje dhe privatizim të tyre në favor të ndërtuesit pa leje), të cilat janë jo vetëm bllokuese për procesin, por edhe të panevojshme! Dhe, nëse e bëjnë këtë ndarje, procesi real i legalizimit mbyllet në pak muaj dhe me kosto minimale. Për pjesën tjetër mund të gjejnë, shembuj të zgjidhur nga qytetarët vullnetarisht në ato zona ku shteti nuk ka pasur kontroll të plotë. Të dalin në terren e të masin, dhe më tej të kuptojnë mbi ç’baza e kanë zgjidhur qytetarët individualisht këtë problem? Do arrijnë në përfundimin e pashmangshëm se, qytetarët vullnetarisht e kanë zgjidhur sepse kanë pasur respekt për pronën private. Si atë të trashëguar, edhe atë të krijuar në kontekste joformale apo jomorale. Dhe, nëse ke respekt për vlera bazike të moralit shoqëror, vlera që kanë shoqëruar zhvillimin human prej mijëra vjetësh, mund të gjesh lehtësisht marrëveshje private të qëndrueshme.

Previous Post

Le Monde: Kosova simbolike eksporton harmoninë ndërfetare

Next Post

Udhëkryqi grek dhe sulmi ndaj Europës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Udhëkryqi grek dhe sulmi ndaj Europës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.