Muaji i Prishtinës në Beograd respektivisht projekti “Kosova dhe Serbia, thyerja e akullit ndërkulturor”, tashmë po shkon drejt fundit të tij.
Në këtë organizim të shkëmbimeve kulturore, shumë artistë nga Kosova tashmë kanë prezantuar punën e tyre në kryeqytetin serbë, për t’i lënë radhën më vonë artistëve serbë që të prezantojnë punën e tyre në Prishtinë. Të enjten, ishin treshja e artistëve nga Kosova të cilët i ofruan publikut serbë, krijimet e tyre në galerinë e artit HUB 12.
Artisti vizuel Artan Hajrullahu, Art Haxhijakupi, dhe artisti Dardan Zhegrova që të tre me krijime tërësishtë të vecanta nga njëri tjetri, kanë shfaqur krijimet e tyre të cilat u pritën mirë nga të pranishmit. Në mesin e pranishmëve dhe të ftuarve ishte edhe kryetarja e Komitetit serb të Helsinkit, Sonja Biserko.
Hajrullahu ka prezantuar disa nga vizatimet e tij në të cilat shihet një punë shumë delikate të cilat shfaqin skena nga jeta e përditshme e një njeriu dhe nostaligjisë së fëmijërisë së tij.

E emëruar si “Nostalgjia”, Hajrullahu ka thënë se të gjithë punimet janë inspiruar nga eksperienca e tij personale për këtë arsyeje ka marrë edhe atë emër.
“Krijimi im quhet “Nostalgjia”, pasi që ka të bëjë me preokupimin e fëmijëriës sime dhe gjithashtu detajeve të objekteve shtëpiake”, ka thënë Hajrullahu.
Ai më pas ka shtuar edhe idenë dhe arsyejen se si ka ardhur deri te ky krijim i tij.

“Loja, familjet tradicionale etj, kanë qenë tendencat që të krijoi këto punime vizatime gjithmonë. Ne kem të kaluar të llojllojshme për tu inspiruar dhe kështu undemi t’i shprehim në forma të ndryshme këto ide. Ndonjëherë mund të jemi të drejtpërdrejtë në atë se si kemi qenë në të kaluarën. Në fund mund të them se arti nuk është kornizë e asaj se ne mundemi të krijojmë veprën tonë preferuar”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, Art Haxhijakupi është paraqitur me një video-instalacion të cilën e ka titulluar “L’homme”.
Haxhijakupi thotë se vepra e tij ka për qëllim të përplasë bindjet dhe mentalitetin me sjelljen e kulturës së seksualiteti në shoqëri.

“Vepra ime ndërlidhë poezinë, fotografinë, audion e videon në një format, i cili rrjedh nga një bashkëpunim imi me Bell Soton e Jaso Marc. Vizualisht vepra përplasë bindjet dhe mentalitetin me prurjen e kulturës së seksualitetit në trajta të ndryshme në shoqëri”, ka thënë Haxhijakupi.
Sidoqoftë, megjithëse sipas tij këto lloj organizime kanë karakter politik, prapë se prapë është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtarë po kontribuon për të përmisuar marrëdhëniet në mes dy vendeve.

“Unë vlerësoj shumë mundin dhe kontributin e komunitetit ndërkombëtarë për të përmisuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe kjo patjetër se ka ndikim të vazhdueshëm si dhe po bashkon njerëz nga fusha të ndryshme nga të dyja anët. Por unë kam bindje se për momentin organizime të tilla kanë më shumë karakter politik sesa artistik, por jam optimist se kjo e metë do eliminohet me kohë”, ka përfunduar Haxhijakupi.
Me një audio-instalacion u paraqit edhe 23 vjecari, Dardan Zhegrova. E titulluar “Your enthusiasm to tell a story”, Zhegrova ka kombinuar audio-instalacionin së bashku me një poezi të cilën e ka shkruar të gjithën në mënyrë me një font krejt origjinal shkronjash.

“Npërmjet “Voodoo Doll” dhe audio poezisë së instaluar Brenda saj, publiku ka casje në tregimin personal që reflekton dashurinë e njëanshme dhe nevojën individuale për interaksion ndërmjet njerëzve”, ka thënë Zhegrova duke shpjeguar krijimin e tij.
Ai ka mbetur i kënaqur me përshtypjet e vizitorëve në Beograd të cilët erdhën për të parë krijimet e artistëve kosovarë.
“Është e rëndësishme që puna të shihet dhe përjetohet nga pulbiku. Puna e prezantuar trajton një temë universale, e duke u bazuar në këtë mund të them që edhe në Beograd sipas bisedave me vizitorët e ekspozitës përshtypjet ishin mjaftë të mira”, ka thënë Zhegrova.

Krejt në fund ai ka shtuar se basghkëpunimi në forma të ndryshme me vendet fqinje në këtë rast Serbinë është gjithmonë pozitivë dhe se duhet të vazhdohet me këtë lloj ritmi.
Prograimi i Muajit të Prishtinës në Beograd do të vazhdoj edhe me 25 dhe 26 qershor, ku do të jenë edhe dy organizimet e fundit. Me 25 qershor në Qendrën për Dekontaminimin kulturor nga ora 19:00 do të hapet Tribuna “Pozita e gruasë dhe vlerat patriarkale në kulturë dhe artë” ku do të marrin pjesë artiste dhe aktiviste nga Kosova dhe Serbia.
Ndërsa për ta përmbyllur ashtu siq duhet këtë organizim me 26 qershor, në Qendrën Kulturorë GRAD nga ora 20:00, do të jetë këngëtari kosovar, Shpat Deda i cili do të këndoj Live, për të pranishmit.
























