• Latest
  • Trending
  • All

Jo më lëshime Greqisë

08/06/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Jo më lëshime Greqisë

08/06/2015
in Lajme

Nga Barbara Wesel/ DW

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ndoshta Angela Merkel do të pendohet që e vuri në dispozicion të gjithë peshën e saj politike për zgjidhjen e krizës së Greqisë. Rreziku është që në këtë sorollatje pa fund për pagesat e tjera të ndihmës mund të dalë e dëmtuar vetë kancelarja gjermane. Sidoqoftë pala tjetër në tavolinën e bisedimeve nuk ndalet të tërheqë nga hunda në arenë si kancelaren ashtu edhe drejtoreshën e FMN-së, Christine Lagarde. Natën e së mërkurës, Alexis Tsipras deklaroi në Bruksel se nuk duhen patur shqetësime mbi pagesat që duheshin livruar në drejtim të FMN-së. Dhe Lagarde kishte deklaruar se i pret në kohën e duhur 300 milionë eurot nga Athina. Pak orë më vonë situata kishte ndryshuar dhe qeveria greke i shtyu të gjitha pagesat deri në fund të muajit. Kjo ka ndodhur vetëm njëherë me Zambian në vitet 80-të.

Parulla marksiste në vend të zgjidhjeve

Ndërkohë në Athinë fryhet në media propozimi i Merkelit dhe partnerëve në fillim të javës si “luftë e padeklaruar nga kapitalizmi modern” -sipas citimit të ministrit grek të Punës. Mos jemi gjë këtu në kursin e vitit të parë të marksizmit? Një nga zëdhënësit e Syrizas në parlamentin grek lëshoi shigjeta edhe më të mprehta duke e cilësuar kërkesën e kreditorëve “planin më vulgar, më vrasës dhe më të ashpër” që mund të përfytyrohet. Kjo nuk është aspak e vërtetë: BE dhe FMN i kanë bërë shumë lëshime Greqisë! Vetë Aleksis Tsipras, i cili pas takimit në Bruksel sinjalizoi afrim të mundshëm, ndryshoi qëndrim dhe bën fjalë për kërkesa të papranueshme. Tsipras ndodhet nën presionin masiv të partisë së tij që e refuzon një kompromis me kreditorët. Por BE nuk mund të vazhdojë më të negociojë kështu me kryeministrin: Ai duhet të bëjë të mundur që t’i paraqesë me sukses ujditë e arritura. Një takim i planifikuar në Bruksel u shty.

Tipare psikopatologjike

Kjo sorollatje pa krye po i jep gjithnjë e më shumë negociatave me Greqinë tipare psikopatologjike. Muzika që e shoqëron – propaganda me tone të larta e grekëve po sjell gjithnjë e më shumë konfuzion. Po krijohet imazhi i një populli të varfëruar që po lëngon, i zhveshur nga të drejtat nga kreditorët. Ky është “neokolonializëm” i ri, thuhet, mënyra si po detyrohet Athina drejt katastrofës. Në këtë dalldi pretendimesh surrealiste dhe krijime mitesh nuk përmendet një gjë: Përgjegjësia e vetë grekëve për ekonominë e tyre dhe buxhetin e shtetit të tyre. Qeveria me qëndrimet e saj u le të kuptojë qytetarëve të saj se pjesa tjetër e Europës është përgjegjëse për sigurimin e jetesës së tyre. Dhe kjo përgjithmonë, sepse të mos harrojmë: Ekonomia greke ka rënë në recesion që nga ngjitja në pushtet e Syriza-s. Kjo sepse qeveria ka risjellë gjendjen e pasigurisë politike dhe nuk ka bërë asgjë konkrete, vetëm dhënie intervistash dhe udhëtime nëpër botë. Në debatet televizive në Gjermani gjen gjithmonë analistë gjermanë mirëkuptues ndaj Greqisë, të cilët apelojnë ndaj solidaritetit për shkak të problemeve sociale dhe emergjencës financiare në vend. Por argumentet e tyre nuk i përgjigjen drejt situatës; Nuk janë kreditorët e këqij që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje. Greqia vetë është futur në mënyrë të pashpresë në borxhe dhe nuk bëri asgjë për shumë vite për ta rregulluar këtë sistem të dalë jashtë të gjitha balancave. Reforma nuk u bënë, në vend të kësaj Athina gjente zgjidhje sa për t’ia hedhur për momentin, në vend sundoi korrupsioni dhe ekonomia e favoreve.

Zgjidhja nuk duket në horizont

Më e keqja në këtë debat – grindja për 7,2 miliardë eurot nga programi i ndihmës është manovër. Ndërkohë po diskutohet për pagesën e 11 miliardë eurove të tjera për Greqinë, të parashikuara për shpëtimin e bankave. Ndërkohë në vjeshtë duhet një paketë e tretë ndihme me 50 miliardë euro. Po kur të kenë mbaruar edhe këto para? Zgjatjet e afateve nuk sjellin zgjidhje. Nuk po shihet se në një të ardhme të afërt Greqia mund të ndërtojë një ekonomi funksionuese. Së paku jo me këtë qeveri! Kërkesat e Athinës të shoqëruara nga fyerje të vazhdueshme në adresë të kreditorëve nuk do të marrin fund me vite. Zgjidhja e vërtetë është larg. Grekët po e helmojnë klimën politike në Europë. Ata do e dëmtojnë euron, po qe se kreditorët vazhdojnë ta lejojnë këtë lojë me lëshimet për kriteret e vendosura. Angela Merkel do ta mbajë të bashkuar Europën. Ky është një qëllim për t’u nderuar, por në rastin e Greqisë çmimi mund të jetë shumë i lartë. Kreditorët nuk duhet të lëshojnë pe dhe të paguajnë miliarda pa kërkesa për reforma. Vende të tjera do të ndiqnin shumë shpejt shembullin e Greqisë, dhe ky do të ishte vërtet fundi i euros. Nuk ka kuptim të betohesh se Greqia duhet të mbetet patjetër në eurozonë. Në fund mund të jetë më keq t’i kesh grekët në eurozonë se sa t’u mundësosh daljen. Ende ka kohë për të shkelur frenat dhe të kryhet një “grexit” i kontrolluar- dalja jashtë e eurozonës. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë se sa ta çosh vendin në një kaos politik, me falimentim, zgjedhje të parakohshme dhe një të ardhme të pasigurt.

Previous Post

LOPË NË PLAZH…

Next Post

Sekuestrohet Agon Channel, urdhër arresti për Francesco Becchetti

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Sekuestrohet Agon Channel, urdhër arresti për Francesco Becchetti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.