• Latest
  • Trending
  • All

E drejta e shqiptarëve për t’u mbrojtur me armë

01/06/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

E drejta e shqiptarëve për t’u mbrojtur me armë

01/06/2015
in Lajme

Uk Lushi dhe Getoar Mjeku

Nuk do të kishte më mirë se sa një njerëzim pa armë— një familje mbarënjerëzore ku njeriu nuk do të sulmohej dhe nuk do të kishte nevojë të mbrohet nga njeriu. Mirëpo realiteti historik dhe i sotëm janë krejt ndryshe prej një ideali të tillë, dhe njerëzit, fatkeqësisht, përdhunojnë dhe madje vrasin njerëzit të cilët nuk kanë kundërarmë të mbrohen.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Armët nuk janë vetëm mundësia e mbramë— por edhe më e efektshme— e individëve për t’u vetëmbrojtur.

Si e drejtë themelore, e drejta për të mbajtur armë ka zënë vend kyç në ligjet e qytetërimeve që në kohët e lashta. Atë e gjejmë ndër doket e të parëve tanë, në shkrimet e mendimtarëve të mëdhenj të demokracisë (që nga Aristoteli e deri te John Locku) dhe së fundmi në kushtetutat moderne të shteteve të përparuara.

Një shtet është sovran atëherë kur sipër tij nuk ka tjetër fuqi që mund ta përdor dhunën dhe detyrimin. Porse, që një shtet të jetë demokratik, sovraniteti duhet t’i përkasë popullit.

Thomas Jefferson, hartuesi i Deklaratës së Pavarësisë se SHBA-së, shkruan shumë drejtpërdrejtë që popullit i duhen armët si mjet i fundit për t’u përballuar me tiraninë e mundshme të qeveritarëve. George Mason, bashkëpatriot i Jeffersonit, shton se “mënyra më e lehtë për të skllavëruar popullin është ta çarmatosësh atë”.

Kjo edhe është arsyeja pse SHBA e ka përfshirë të drejtën e armëve në Kushtetutë. Amendamenti II i saj thotë mes tjerash se “e drejta e njerëzve për të pasur dhe mbajtur armë nuk do të guxohet të shkelet.”

Posedimi dhe shfrytëzimi i armës ka luajtur rol thelbësor në mbijetesën dhe ligjet zakonore të shqiptarëve që në kohët e lashta. Për t’i zhdukur doket tona dhe për t’i shmangur kryengritjet kundër nënshtrimit, regjimet shtypëse ngaherë janë përpjekur ta çarmatosin popullin tonë.

Pushtuesit e shumtë, veçmas Perandoria Osmane dhe Serbo-Jugosllavia, ndërmorën aksione për mbledhjen e armëve, duke vrarë pa ngurruar secilin që provonte të mos dorëzonte pushkën, çiften, koburen, revolen ose mjete tjera për mbrojtje.

Edhe regjimet komuniste me të ardhur në pushtet mblodhën të gjitha armët e zjarrit dhe veçanërisht nga malësorët, të cilët ndër shekuj kishin jetuar të lirë dhe ishin kundërshtarët më të natyrshëm të një diktature të re.

Sot, në shumë shtete ka një debat të fortë mbi të drejtën e qytetarëve të jenë të armatosur. Diskutimet përshkohen nga argumente por edhe emocione të pabazuara në fakte dhe pa kuptuar relacionin e të drejtës të mbahen armë dhe nevojës për kontrollin ligjor të posedimit të tyre.

P. sh., Zvicra dhe Izraeli kanë ligjet për armë më së pakut kufizuese dhe krimet me armë më të ulëta për krye banori, kurse qytetet amerikane si Washington DC dhe Chicago ndonëse kanë ligjet për armë më të rrepta, vuajnë shkallën më të lartë të krimeve me armë për kokë banori.

Në fakt, vendet që u mohojnë qytetarëve të tyre të drejtën për të pasur armë janë shtetet me qeveritë më shtypëse, si Republika Popullore e Kinës dhe Koreja e Veriut.

Në vende të lira dhe paqësore, ndërkaq, ka dhe sosh që i detyrojnë shtetasit të mbajnë pushkët gati në shtëpitë e tyre. Zvicra, fjala vjen, e cila nuk ka përjetuar asnjë konflikt të armatosur në dyqind vjetët e fundit, e lidh lirinë e popullit me përgjegjësinë e secilit për të rrokur armët në rast rrezikimi.

Vendet demokratike që e rregullojnë me përpikëri mbajtjen e armëve, ndërkohë, janë të ndërgjegjshme dhe të kujdesshme për sigurinë publike dhe mundësinë që armët të bien në duart e njerëzve të gabuar. Sidoqoftë, rreziku i keqpërdorimit nga njerëz të caktuar nuk e arsyeton mohimin e së drejtës së individit për mbajtje të armëve.

Sepse, në njërën anë, arma është thjesht mjet që, si shumë vegla tjera, mund të marrë padrejtësisht jetë njeriu, kur përdoret për të keq. Për krahasim, edhe automobili mund të jetë shkaktar i vdekjeve, mirëpo shmangia e më së keqes varet përfundimisht nga ligjet për komunikacion dhe kujdesi i ngasësit.

Dhe në anën tjetër, qeveria gjithmonë mund t’ua mohojë të drejtën për armë atyre që nuk janë mendërisht të zotët për t’i bartur ato. Kuptohet, këtë do duhej ta bëjë sipas ligjit, në transparencë të plotë dhe me bekimin e popullit sovran.

Porse nuk mund të ketë rend ligjor kur qeveria s’e dëgjon popullin dhe populli s’ka si ta detyrojë qeverinë që të dëgjojë. Së këndejmi, popullit i duhen armët që ta mbrojë veten mu nga armët në duart e liga.

Kur qytetarët nuk kanë mjete për të luftuar, luftën do ta përvetësojnë individët, që mbërrijnë deri te armët.

Ndër këta individë ka liridashës, por ka dhe shfrytëzues rasti që zënë në duar armët dhe i përdorin ato për vete në emër të popullit të shtypur.

Të shumtët që rrokin pushkën i përkasin taborit të luftëtarëve të lirisë. Porse, duke u dhënë pas çlirimit, ata humbin betejën e brendshme me oportunistët që ngarendin pas pushtetit dhe luftën e keqpërdorin për qëllime të veta. Duke kopjuar metodat e armikut, këta të fundit mund të bëhen të tillë që e zëvendësojnë armikun.

Prandaj armëpasja është jashtëzakonisht e rëndësishme: është kala para çdo sulmi kundër lirisë.

Mirëpo, sa e respektojmë dhe sa e gëzojmë ne shqiptarët këtë të drejtë sot dhe sidomos kur historikisht jemi të provuar me pushtime dhe qeveri shtypëse dhe çnjerëzore?

Në siujdhesën ku janë tokat dhe plangu ynë, popullata e secilit komb ballkanik është shumë më e armatosur se sa shqiptarët. Gjatë historisë popullit tonë i janë marrë edhe ato pak armë që ka pasur për t’u mbrojtur nga pushtimi apo despotizmi.

Andaj, me gjithë pandehjet se kanë miratuar ligje liberale për armët ( Ligji 47/2014 në Republikën e Shqipërisë dhe Ligji 03/L-143 në Republikën e Kosovës), dy shtetet tona kanë shkurajuar me vepër mbajtjen e mjeteve për vetëmbrojtje. Qebesa, ligjet për armët janë ndryshuar vazhdimisht përgjatë pak viteve të demokracisë ndër ne, duke e bërë të drejtën për armë të paqëndrueshme e të varur nga teket e pushtetarëve.

Kurse në shtetet në Ballkan ku shqiptarët janë të papushtetshëm, ata që vendosin se kujt t’i japin leje për armë janë mu autoritetet e rendit që haptazi keqtrajtojnë bashkëkombësit tanë dhe ato që arbitrarisht vendosin se kujt do t’i japin leje për armë. Dhe kështu, në të gjitha vendet e rajonit, ligji i tyre bën që shqiptarët të mos gëzojnë të drejtën e plotë për armëmbajtje.

Ne propozojmë që dy shtetet tona duhet të ndryshojnë kushtetutat për ta bërë të drejtën e armëmbajtjes të drejtë themelore— ashtu siç e ka Amerika. Ndërkaq, shqiptarët kudo në shtetet tjera në Ballkan duhet të aplikojnë masivisht për pajisje me armë vetjake. Dhe nëse refuzohen, të organizohen dhe angazhohen politikisht derisa të realizojnë këtë të drejtë parësore.

Si shqiptarë të lirë, ne, nuk guxojmë kurrë më të lejojmë të na shkelen të drejtat dhe as të jemi viktima.

Nëse forca bëhet e domosdoshme, i takon popullit ta përdorë atë ndaj një okupatori ose edhe ndaj një qeverie të padëgjueshme. Vetëm një popull i pajisur me armë dhe i aftë të mbrojë veten mund ta mbrojë rendin demokratik dhe lirinë, kur mos të ketë rrugëdalje tjetër. Arma është detantë për armën.

Prandaj, ne u drejtohemi pushtetarëve tanë: mos i çarmatosni shqiptarët dhe mos ua shkelni të drejtën e armatimit, por bëni punën tuaj duke e njohur dhe garantuar me kushtetutë këtë të drejtë themelore për të mbrojtur jetën dhe lirinë ashtu si duhet.

 

* Getoar Mjeku është avokat në Dallas, Texas, kurse Uk Lushi është investitor në Manhattan, New York.

Previous Post

DITA E TRASHËGIMISË SHQIPTARE NË NEW YORK…

Next Post

Raporti zyrtar: Kosova nuk e rrezikon asnjë metër tokë në demarkacionin me Malin e Zi

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Raporti zyrtar: Kosova nuk e rrezikon asnjë metër tokë në demarkacionin me Malin e Zi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.