Dashurie Uksmajli, bashkëshortja e Genc Sefës, njërit prej të arrestuarve në Kumanovë, si I dyshuar për përfshirje në konfliktin e armatosur me autoritetet policore maqedonase, i ka dërguar letër presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.
Letra tregon dëshpërimin e kësaj zonje për të kontaktuar me burrin e saj dhe injorimin total që po ia bën shteti i Kosovës qytetarëve të vetë, shkruan Gazeta Blic.
Lexojeni të plotë letrën e zonjës Dashurie Uksmajli.
“Zonja Presidente qysh jeni? A po lodhesh duke shëtitur nëpër botë me taksat e qytetarëve të Kosovës, për të cilët s’ndjen përgjegjësi, as morale e as njerëzore të paktën!!! Si po ndjehesh pas lajmit që sapo konfirmoi Milaim Zeka për RTK…ai foli për tortura ç’njerëzore mbi të arrestuarit në Maqedoni!!! A e di, që mbi gjakun e burrit tim dhe shokëve te tij është ndërtuar ky Shtet, presidente e të cilit je ti sot!
Lexova dje reagimin tënd edhe ashtu të vonshëm, më shumë ishit shqetësuar për prishjen e qetësisë se Maqedonisë dhe “harmonisë” se etnive që bashkëjetojnë atje, tërësisht te pabarabartë!
Nuk kishe marrë mundimin të kërkojë asgjë të mësoje rreth trajtimit të tyre dhe gjendjes shëndetësore, ose të paktën të bëje apel të mos shkelen të drejtat e të burgosurve të luftës të cilat i përcakton konventa ndërkombëtare?! A mund ta marrësh me mend që pas 40 ore luftimesh ata të gjithë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore?
Dhe sot u konfirmua që edhe të plagosur në gjendje të rendë, pa ushqim, janë marrë në pyetje e janë keqtrajtuar për 24 orë. Këta zemër-luanë kanë shkuar atje me një mision shumë me madhor dhe fisnik se sa për të bërë gjenocid apo masakra, siç bën forcat maqedonase!
Ata fatkeqësisht u tradhtuan dhe s’patën rrugë tjetër veç t’i kapin armët e të luftonin me një ushtri dhe artileri të terë ushtarake, atyre besoj nuk u mbeti rrugëzgjidhje tjetër! Në bazë të asaj që po shohim e dëgjojmë, ata u tradhtuan edhe kur pranuan te dorëzoheheshin në dorë të OSBE-se sipas premtimit të Ali Ahmetit, por jashtë u përballen vetëm me një polici dhe xhandarmeri!
Por unë dua te besoj deshperimishte…se Avni Rrustema ka ende shqiptaria! Jam e terrorizuar kur e di çfarë kane kaluar e po kalojnë këta njerëz në këto orë kritike! A a di neper çfarë po kalojnë momentalisht familjet e të vrarëve?!!! Nga ti asnjë fjalë….!!! Maqedonia kërkojë 2 ditë zie kombëtare për policet e saj të vrarë që e nisen vet luftën?! A e dini që do vije një ditë, kur këta djem historia do t’i njoh si heronj e ju si një presidente kukullë ose Marionete që flet vetëm fjalët çfarë i thonë të tjerët?!
















