• Latest
  • Trending
  • All

Pranverë e krisur

11/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 29 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pranverë e krisur

11/05/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Edison Ypi

Dimri tkurret, rrudhet, mbështillet, mpaket.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Behari ngroh, nxeh, djeg, shkrin, rrjedh, derdh.

Vjeshta endet si era nëpër ëndërra.

Pranvera shpërthen, ndrin, rrezëllin, kriset si pasqyra në një mijë pranvera të tjera.

Pranvera aritmetike po u thotë shqiptarëve se 1 plus 1 bëjnë 19. Nuk bëjnë aq. Por po ta krahasosh me pranverën e vjetme për të cilën 2 herë 3 bënin 40, s’është keq si tendencë.

Pranvera emocionale po insiston tu qartësojë bijve të shqipes dobinë e të kuptuarit të dallimit mes mburravecllëkut dhe kokëuljes. Pra, se idetë e tyre, sado entuziaste apo shpresëdhënëse të jenë, nuk kanë asnjë vlerë pa i qasur ato ide me impaktin, efektin, produktin e zbatimit të atyre ideve. Pranvera emocionale jep edhe një shembull ilustrues; Dobinë e ndeshjes me forcat e rendit në Kumanovë për ide patriotike, kur rezultati është hiç më pak se zbrazja e një mëhalle të tërë me shqiptarë shtëpitë e të cilëve kushtojnë mbi gjysëm milioni Euro.

Pranvera konservative po troket me të vetmin synim ogurzi të përforcojë dyshimet e frikëshme sipas të cilave nëse konservativët e së shkuarës sonë kanë qënë sadopak të ngjajshëm me konservativët e sotëm, kurvi paska qënë zgjedhja më e mirë.

Pranvera psikiatrike që sapo ja behu ka shtuar dukshëm numurin e shqiptarëve që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, delirantëve dhe delireve të tyre në shtim të pandalshëm. Mardhënia e çartallosur e delirantëve me botën duhen korrektuar. Por po të mendosh se të tillët po të mos jenë delirantë nuk mund të jenë gjë tjetër veçse copa mishi, ajo që të mbetet të bësh rezulton një ekuacion aq i komplikuar sa me zgjidhjen e tij nuk është e këshillueshme të merresh se mund të përfundosh në një lloj kreature që nuk i duhesh as dreqit.

Pranvera historike ka ardhur me një haber të mirë. Më së fundi do mblidhet një komision pordhologësh që do hedhë dritë mbi sjelljen e çuditëshme të heronjve tanë historikë, të cilët për arësye kryesisht patriotike kanë qënë njerëz që janë përndjekur nga greku, serbi, jo rrallë edhe shqiptari, dhe si të tillë, pra si të përndjekur, kurrë nuk vijnë, kurrë nuk përballen, por gjithmonë vetëm ikin, vetëm largohen, vetëm fshihen.

Pranvera kulturore artistike nuk ka sjellë asgjë të re. Me kohë e ka shpallur falimentin.

Pranvera muzikore, që më mirë të mos kishte ardhur fare, do jetë e tëra një vorrezë për shurdha.

Ndërkohë pranvera sentimentale është çfaqur përmes një risie linguistike; Jo meshkujt femrave, as femrat meshkujve, por femrat femrave, kanë nisur t’i thonë njëra-tjetrës me përkëdheli “kurvë”.

Pranvera mediatike do vazhdojë të ketë për protagonistë po ata budallenj e ato budallaqe, të cilët, mu sikur i ftuari nuk ka ardhur të informojë audiencën por për të zbavitur budallain apo budallaqen, i thonë të ftuarit; “Më kënaqe me këtë përgjigje…”. Pranvera mediatike do karakterizohet edhe nga një monstruozitet tjetër i padëgjuar; Ca rrugeçër të cilët i thonë vetes gazetarë, në emër të gjoja respektimit të etikës së komunikimit online, që vetë të duken duarjashtë, i thurin shkrimet në atë mënyrë, që shpifjet dhe të sharat më të ndyra të mos i bëjnë ata vetë, por një tufë zagarësh ish-sigurimistë.

Pranvera dermatologjike po çfaqet me krruajtje të forta deri në gjakosje të fundshpinës.

Pranvera elektorale ka ardhur e mpleksur me pranverën gjinekologjike. Me një mjek të njohur i cili të vetmen të metë që ka, dhe rrjedhimisht e vetmja kritikë që mund t’i bëhet, është se nuk po bën sa duhet për pengimin e ardhjes në jetë të bebeve të cilat kur rriten nuk duan të zënë punë me dorë, por vetëm të hanë e të pinë, të vishën e të mbathen.

Pranvera stomatologjike parashikohet ta përhapi edhe më tepër modën e dhëmbëve të përparmë të bardhë si allçi dhe gjeometri të përsosur si të bërë me kompjuter, pa pyetur për infektimin dhe kalbjen e mishrave me pasojat katastrofike në pjesën tjetër të gojës dhe në tërë organizmin.

Pranvera filozofike e sivjetme do dominohet nga debati mbarëkombëtar me pjesëmarrje si të inteligjentëve fshatare dhe budallenjve qytetarë mbi një debat të cilit deri më sot nuk i është dhënë rëndësia që meriton; Nga cili instinkt dominohet shqiptari ? Nga instinkti parak i kopesë, skllavit modern, strucit, veshgjatit, gjarpërit, skiles, kunadhes, pulës, apo lepurit ?

Pranvera religjioze pritet të hedhë dritë mbi një çudi të madhe. Ndërkohë që kaurrët e Shqipërisë flasin e bërtasin sa u ha gurrmazi për identitetin e tyre kristian, një numur muslimanësh identitetin fetar e mbajnë gjysëm të fshehtë duke i rënë gjatë e gjatë me muhabete të tërthorta, krejt njëlloj sikur ata që janë jashtë Allahun që është te dera dhe i fton të hyjnë brenda, duan ta detyrojnë të hyjë nga dritarja.

Pranvera politike po bën çmos të vazhdojë ta përforcojë trendin e kahershëm të politikës shqiptare, e cila nuk përbëhet nga njerëz që e meritojnë, por nga individë të çfardoshëm me iniciativë të tepërt që mbushin boshllëqet e atyre që përgatitjen e duhur e kanë, por pjesëmarrjen e refuzojnë sepse janë dembela dhe frikacakë.

Pranvera reumatike po bën sa mundet për ndarjen e kockave nga muskujt në pritje që pas pak të gjitha kockat të thuhen dhe të gjitha muskujt të kalben.

Pranvera farmaceutike s’po lë gur pa lëvizur t’i bindi shqiptarët se si sëmundjet dhe ilaçet për kurimin e sëmundjeve janë të gjitha brenda tyre. Është gjë e mirë. Halli është se shqiptarët nuk e besojnë.

Pranvera virtuale po vazhdon të eci e pamposhtur në luftën e largimit të njerëzve nga njëri-tjetri, derisa i vetmi mik prej mishi që digjet të ketë një mikeshë prej tuli që ta puthi, dhe e vetmja mikeshë e qeshur prej indesh qelizore që dëshiron të ketë një mik albuminoidal ta përqafojë, do mbetet celulari.

Pranvera gastronomike me mishra dhe duhma rakie ka mbërritur me një menu aq shtazarake sa para saj kazanat e përvjellur të magjistricave duken gosti mbretërore.

Pranvera nekrofilike, ajo me ego, dashuri, vdekje, pavarësisht nga rezultati që do ketë, do vazhdojë e paepur sensibilizimin ndaj dukurisë së gabuar por gjithsesi me efekte kuruese; “Vdis para se të kuptosh sa budalla ke qënë”. Shqiptarët nuk i bind asgjë që ka të bëjë me vdekjen e vet. Ata do vazhdojnë t’i besojnë vdekjes së tjetrit; “Vdis të të dua”.

Shpërthyen edhe plot pranvera të tjera. Të gjitha të krisura.

Vetëm pranvera e aromës së Blirit, cicërrimave të zogjve, gurgullimit të krojeve, kaltërsisë së qiejve, ajo nuk po duket gjëkundi, ajo nuk dihet nëse do vijë ndonjëherë apo na ka braktisur përgjithmonë.

Previous Post

Hyseni: I kemi gjitha informatat për zhvillimet në Kumanovë, nuk mund t’i bëjmë publike

Next Post

Omëletë me “vezë qyqesh” në Kumanovë!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Omëletë me “vezë qyqesh” në Kumanovë!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.