“Nën Radar: Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë”, do të mbahet me 9 maj 2015, në ora 19.00 në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ në Prishtinë.
Ekspozita multi-mediale shënon 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore duke paraqitur materiale arkivore dhe të reja që dokumentojnë ngjarjet para, gjatë dhe pas luftës.
Kjo ekspozitë përmban video-intervista me dëshmitarë të Luftës së Dytë Botërore dhe familjarë të individëve fati i të cilëve bart në vete historitë e shumta të LDB-së në Kosovë (të pa-emetuara më parë); një libërth shoqërues me fotografi dhe rrëfime personale mbi Luftën, dhe projeksion të kartolinave të përzgjedhura nga Kosova shkëmbyer gjatë viteve 1930-1945 (huazuar nga koleksioni i Universitetit të Agder në Norvegji).
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...



















