• Latest
  • Trending
  • All

“Birdman”-i, perverti i Martin Eden-it

09/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

“Birdman”-i, perverti i Martin Eden-it

09/05/2015
in Kulture

“Birdman” është film i vitit 2014 i regjisorit të njohur meksikan, Alejandro González Iñárritu. I nominuar në 9 kategori për çmimet “Oscar” të këtij edicioni. Bashkë me “The Grand Budapest Hotel”, më së shumti. Fitues në 4 prej tyre, më së shumti, po aq sa “The Grand Budapest Hotel”, sërish. Ngjarja bën fjalë për personazhin Riggan Thomson, një aktor teatri, dikur me famë, por tash i obsesionuar pas rikthimit në piedestalin e lavdisë.

Riggan-i (Michael Keaton) kishte arritur kulmin e karrierës dhe të famës dikur me rolin e “Birdman”-it, njeriut-zog, në një film me nam me rolin kryesor të “Birdman”-it superhero, por që me kohë ishte harruar, siç ishte zvetënuar edhe fama e Riggan-it. Tërë kohën atij i flet në vesh “Riggani tjetër”, personazhi i “Birdman”-it, njëfarëlloj ndërdije e tij e ndrydhur. Ia tërheq vëmendjen mbi dështimin e tij në karrierë dhe në jetë. Kjo e nxit Riggan-in që me çdo kusht të kthehet në aurën e shkëlqimit të tij të dikurshëm përmes shfaqjeve në një nga teatrot e tij në Broadway. Dhe për këtë është gatitur të bëjë çmos. Bëhet vetë aktor, regjisor e drejtues i teatrit. Iu sulet kritikëve të artit. Përzgjedh e refuzon me arrogancë aktorët. Xhindoset pse aktorët tjerë po fitojnë vëmendje më shumë se ai vetë.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Më në fund i vjen fama. Pak nga “flirti” që bën me komercialen, me rrjetet sociale e atë që e kërkonte publiku (ndonëse pa qëllim, i bie të ecë nëpër rrugë lakuriq, duke marrë famë në Twitter e në lajme), e pak nga suksesi i shfaqjes së tij “What We Talk About When We Talk About Love”, ku ndër të tjera, krejt në skenën e fundme, pjesën e vetëvrasjes, ai tenton ta kryejë me një armë të vërtetë. Shpëton, nuk vdes, dhe shërohet në spital. Fama e tij e kishte arritur veçse kulmin. “Birdman”-in që i pëshpëriste në ndërdije e lë pa fjalë. Tashmë Riggan-i kishte arritur famën dhe ai s’kishte ç’të thoshte. Por, sheh zogjtë e vërtetë nga dritarja, del në dritare, niset nga ta dhe… kur kthehet e bija e tij në dhomë, ai s’është më aty. Ajo buzëqesh. Filmi përfundon.

*

Iñárritu edhe më parë njihej me filmat e tij social dhe fatalistë, sidomos me “Beautiful” (2010). Dalja e “Birdman”-it u prit mirë edhe nga audienca e kinemave edhe nga kritikët e filmit. Richard Brody te “The New Yorker” do ta cilësonte filmin si “godardian”, edhe pse pa thellësinë dhe mjeshtërinë e filmave të Jean-Luc Godard-it. Kurse, Manohla Dargis në “New York Times” do ta krahasonte personazhin kryesor të filmit me Ikarin e mitologjisë antike greke dhe me fluturimin e tij të famshëm.

Filmi i Iñárritu-s është pleksje filozofike e kotësisë së suksesit komercial. Është filozofi e përpjekjes së njeriut drejt plotënisë. Filozofi Alain Badiou thotë se kinemaja është kusht i filozofisë, mundësi e re e mendimit filozofik dhe sot s’mund të flasim për filozofinë pa e marrë parasysh kinemanë, si dimensionin më masiv të artit në ditët e sotme. Edhe “Birdman”-i, sado cekët, ngrit shumë pyetje filozofike (“Të ngresh pyetje është më e rëndësishme se të japësh përgjigje”, thotë një personazh i filmit “Le Petit Soldat” të Godardit) mbi komodifikimin e trupit, mbi profesionin e aktorit (kur Lesley e pyet Laura-n: “pse s’kam fare vetërespekt”, ajo i përgjigjet: “sepse je aktore”), mbi marrëdhëniet babë-bijë, mbi dekadencën, alienimin, nihilizmin, individualizmin, injorancën, etj.

*

Jack London-i, i mbiquajtur si një prej mohikanëve të fundit të demokracisë e ideve socialiste në letërsinë amerikane, shkroi më 1909 romanin e tij “Martin Eden”, ku shtjellon jetën e një personazhi, një proletari që ëndërron të bëhet shkrimtar i madh, veçanërisht për t’i lënë mbresa Ruth Morse-it, vajzës që e donte. Ai bën gjithçka në jetë, shet e jep me qira çdo gjë vetëm e vetëm që të kishte të holla për t’ua dërguar shtëpive botuese dorëshkrimet e tij. Ato refuzohen një pas një. Njësoj siç refuzohet edhe ëndja e tij për t’u bërë shkrimtar i madh e kësisoj edhe gjasat që të pëlqehej nga Ruth-i. Por, pas shumë vitesh e pas shumë faqeve të romanit të London-it, ndodh e papritura. Një nga dorëshkrimet e tij pranohet, botohet dhe merr dhenë anembanë vendit. Ai më në fund është bërë i famshëm.

Por, tani që Ruth-i i kthehet, ai nuk e pranon dashurinë e saj. Ai nuk e pranon më as famën që fitoi. Pështirosej nga veset e shoqërisë elitare borgjeze. E neveriste tani edhe paraja edhe fama. S’po arrinte ta shijonte atë për të cilën ishte përpjekur me aq sfilitje. Dhe ja si përfundon romani, teksa ai kridhet nga varka ku po lundronte në det: “Në atë çast ndodhej tepër thellë dhe ato s’mund ta ngrinin më kurrë mbi sipërfaqe. I dukej sikur po lundronte nëpër një det të pafund vegimesh… Vetëm kaq kuptoi! Kish rënë në një humnerë të errët. Dhe, sa e kuptoi këtë, e humbi vetëdijen përgjithmonë.”

Sikurse te Riggan-i, edhe fundi i Martin Eden-it të shëmbëllen më shumë me një fund aq të dashur e të lakmueshëm sesa me një vetëvrasje. Që të dytë, kishin përbuzur të mirat materiale dhe famën e një “Société du spectacle” në kondita tëhuajësimi dhe me nihilizëm po kërkonin një shkallë më të lartë vetëkënaqësie, një të atillë në amshim.

*

Por ku dallojnë “Birdman”-i dhe Martin Eden-i? I pari e ka provuar një herë famën dhe në fund e kupton kotësinë e saj, lufton me instinktin e tij egoist (lexo: ndërdijen “Birdman”). I dyti ngarend pas saj tërë jetën dhe në fund e kupton se s’po ia vleka në këtë shoqëri ku komodifikohet gjithçka. Pra, “Birdman”-i është një përmbysje e Martin Eden-it. Është lexim i mbrapsht i tij. “Birdman”-i dhe Martin Eden-i janë pervertja, çoroditja, përmbysja e shoqi-shoqit. Janë i babëzituri dhe i iluminuari. I pari lakmon famën për lavdi. I dyti kërkon famën për dashuri. I pari vdes për famë; i dyti bëhet i famshëm për të vdekur. Por që të dy këta personazhe janë, siç e thoshte më vonë vetë London-i për romanin e tij, “goditje ndaj individualizmit, kritikë heroit individual”. “Kapitalizmi prodhon individë egoistë grabitqarë”, shkruante kritiku i njohur letrar e teorik Terry Eagleton. Shpresa për zhvillim, emancipim e sukses individual që prodhon ky sistem vlerash, si dhe shpresa për mobilitet social, janë iluzione të kota, për sa kohë që suksesi individual shkëputet prej progresit të gjithmbarshëm shoqëror. Kjo është kuintesenca e këtyre dy veprave artistike: në kapitalizëm, artisti nuk e sheh veprën e tij si mjet drejt qëllimit, por si vetë qëllimin.

Previous Post

Vjen në kinema “Gjino”, i restauruar

Next Post

Ekspozita “Nën Radar: Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë”

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Ekspozita "Nën Radar: Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë"

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.