• Latest
  • Trending
  • All

Rreth Botës…

09/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Rreth Botës…

09/05/2015
in Kulture

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

…filmit me regji dhe skenar të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit

Nga Julian Bejko

Një gjëmë e madhe ka ndodhur. Një përvojë e tmerrshme për të cilën mezi kujtohemi dhe kuptohemi. Diçka ka mbetur në përfundim. Rrënoja dëshmuese e të gjalla që përpëliten si peshku pa ujë në kërkim të ajrit, pothuajse në një stad evolutiv drejt tokës në krijimin e Njeriut. Deti është tërhequr pas një apokalipsi të madh natyror që me zemërgjerësi hyjnore lejon ribërjen e formave të jetës. E kundërta e një Waterworld-i (Kevin Reynolds, 1995) distopik, këtu ndodhemi në një post-distopi shpresëdhënëse por të vështirë, në gjetjen e harmonisë së duhur mes forcave të detit dhe tokës. Të dënuar e të vetëndëshkuar, natyra tregohet përsëri bujare me njeriun, amfibin përjetësisht të pavendosur e të grindur. Por Natyra, kjo nënë fantastike i ofron njeriut tashmë shtrat-zaninë e saj që të lindë një jetë tjetër, një mundësi që i hapet një populli të gjymtuar nën makthin e një gjendjeje somnambulizmi që shpesh luhatet mes ëndrrës dhe ankthit. Uji është larguar tutje dhe ne zbulojmë fosilet e gjalla dhe themelet e dikurshme të një mjerimi të heshtur që kërkon të gjejë zërin e tij të mekur nën jehonën ishullore të një moçali.

Ngjarja e filmit është e papërcaktuar në mënyrë të saktë kohore. Ndoshta jemi në dekadën e parë të tranzicionit post-diktatorial, mbase në dekadën e dytë. Arkipelagu i gulagut të regjimit të shkuar është ende i pranishëm teksa njerëzit e internuar dikur po fillojnë rimëkëmbjen e tyre. Dielli pranveror dhe puhiza e erës bashkë me sajesat e para të sipërmarrjeve të mbijetesës shënojnë kurimin gradual të lëngatës së gjatë. Veçse bota e tyre është sërish e ngecur midis së shkuarës dhe së ardhmes së panjohur duke kërkuar një kompromis kilometrash.

Amnezia dhe skleroza pengojnë pranimin e kapitullimit edhe pse pas stuhisë gjysmëshekullore, individët e internuar ballafaqohen me të vërtetën e të afërmve të tyre të pushkatuar. Mirëpo kjo dëshirë për të njohur historinë e tyre është kalimtare dhe aksidentale (është përsëri shteti, gjykatësi arkeolog i mortit) kundrejt dëshirës për të harruar e groposur njëherë e mirë të kaluarën. Njerëzit vdesin pa ndonjë keqardhje të madhe për ndjenjat e të gjallëve. Natyrisht, për ata që kanë jetuar me vdekjen e atij kampi moçalor që nuk bënte pjesë në reformat e mëdha bonifikuese të shtetit, fundi i jetës ishte vulosur qysh në lindje.

Subjekti i filmit artikulohet rreth këtij realiteti post-traumatik shqiptar që vijon ende sot – kjo e bën filmin sa historik dhe aktual. Personalisht mendoj se poetikisht Bota mund të radhitet kah filmave si Vanishing Point (Richard C. Sarafian, 1971) apo On The Beach (Stanley Kramer, 1959), kuptohet, kryesisht lidhur me ndjenjën e fundit të një ndodhie, të një përvoje dhe zbrazëtinë që vjen vetvetiu.

Ndodhemi në një vend të përhumbur por të rizbuluar nga proceset modernizuese që shtrijnë rrugët e përfitimeve ekonomike dhe lidhin copëza fragmentesh për t’i afruar me qendrat urbane. Në këtë pikë, filmi paraqet diçka të ngjashme me një ndër kryeveprat e kinemasë botërore të regjisorit italian Sergio Leone (C’era una volta il West, 1968). Veçse nuk kemi të bëjmë me një kapitalist hekurudhash siç është personazhi i Morton-it në Far West-in amerikan të shek. XIX, por me një sipërmarrës italian (Luca Lionello) që shtron rrugë asfalti, po ato rrugë të nisura në vitet ’30 nga personazhi i Alberto-s (Guljelm Radoja) dhe homologët e tij në filmin Gjeneral gramafoni të Viktor Gjikës (1978).

Në lokalin e botës së drunjtë të ngritur rrufeshëm nga një matrapaz tipik i tranzicionit, Beni (Artur Gorishti), i cili ka zaptuar gjithashtu No man’s land-in e tij, shohim të mishërohen ethet e progresit shqiptar pa shumë skrupuj nga njerëz të zhveshur nga parime morali që përpiqen t’i mbijetojnë përplasjes së botëve. Në fakt moderniteti, progresi dhe demokratizimi ynë shquhet nga akte depersonalizimi dhe imoraliteti që shkojnë deri në heshtje kundrejt vrasjes.

Por këtu, përveç modernitetit të parë shqiptar të viteve ’50-’60, jemi në një fazë të dytë të tij, me një dallim: këta njerëz të syrgjynosur e të nakatosur në një zonë internimi midis Lushnjes dhe Fierit nuk kanë pësuar asnjë proces emancipimi socialist, ata nuk kanë jetuar e përfituar asgjë të mirë. Nëpërmjet muzikës së ngrohtë të Anita Takes dhe Rudolf Stambollës, tingujt e tangos shqiptare të shpien në të shkuarën e këtyre viktimave, në vitet ’50-’60, kur ata ishin ende anëtarë të një shoqërie e ndoshta trashëgimi e një kulture qytetare të varrosur e të asfaltuar nga bitumi qarkullues i kulturës së re liberale.

Në film mesazhi i autorëve në vizatimin e qëllimeve dhe veseve të një grupi të vogël njerëzish nuk mund të keqkuptohet. Plebenj skllevër të një rendi dramatik, kritika jonë e rafinuarmoralizuese ndaj veprimeve dhe jetës së këtyre njerëzve, nuk ngre asnjë problematikë veçse pohon gabimisht se e keqja vjen prej tyre. Barra morale dhe përgjegjësia duhet të bjerë mbi ne të tjerët që kemi mbjellë apo lejuar të çelë e keqja në shoqëri, larg fushëpamjes sonë, me pretendimin se ishte e nevojshme apo e pashmangshme. Në një perspektivë të tillë, filmi është plotësisht realist pa tjetërsuar konditat shoqërore në fjalë si dhe duke mundësuar kritikën ndaj pjellës sonë.

Këta njerëz nuk janë thjesht ish të internuar – një nga termat më abuzivë të themelimit tëdemokracisë shqiptare. Mbi emërtimet ish i internuar apo ish i burgosur politik janë ngritur struktura shtetërore dhe njësi jo qeveritare të cilat në emër të kompensimit, dëmshpërblimit, diskutimit opinionistik rreth trupit të martirit etj., kanë përdorur viktimat e një regjimi për t’i vrarë në pritje të sqarimeve të një regjimi tjetër vrasës. Personazhi i nënë Nojes (Tinka Kurti) së mjerë sklerotike vuan pikërisht zgjidhjen e enigmës së vajzës së saj, e pushkatuar nga njerëz të një regjimi. Një vdekje që shpirti dhe zemra e saj nuk e pranon; sqarimi i torturave dhe vrasjeve është shtruar në epokën tonë si zbulimi përfundimtar i krimeve dhe rrjedhimisht, si groposje e atij kapitulli përkrah viktimave kur në fakt,aty duhet të fillonte një diskutim i gjatë etik dhe shoqëror.

Profilet e dy vajzave në film, Juli dhe Nora (Flonja Kodheli dhe Fioralba Kryemadhi) janë sa të ndryshme dhe të njëjta në gjetjen e një rrugëdaljeje nga kjo botë moçalore. Juli ruan çuditërisht një forcë dhe një etikë falë së cilave ia del t’i shpëtojë humbëtirës drejt papërcaktueshmërisë së jetës në qytet, në kërkim të një dashurie të mundshme. Ajo nuk është femra e zhgënjyer prostitutë (Claudia Cardinale) e West-it të Leone-s që shkon drejt provincës për të themeluar qytetin e ri të proletariatit industrial. Por imagjinohet se çfarë do mund t’i ndodhë asaj në aventurën e metropolis-it shqiptar…Përkundrazi, Nora është mishërimi i epshit, i vallëzimit dhe dehjes dionisiake, libidos dhe naivitetit sharmant të njeriut provincial me maskën e lustruar të libertines së emancipuar. Ajo ka një lidhje intime me Benin, i cili është njëherazi i martuar, duke shpresuar prej tij garantimin e një jete tjetër. E mbetur shtatzënë për të disatën herë, Nora do të vdesë aksidentalisht teksa orvatet për të vjedhur paratë e Benit, i cili në mes të errësirës e shtyn gabimisht nga tarraca botërore e lokalit të tij për ta groposur me shpejtësi në agim, drejt baltovinës së botës tjetër nën këmbët e botës e premtuar. Potencialisht të dyja janë viktimat e radhës në proceset e mëdha migratore shqiptare.

Në përfundim të kësaj analize të shkurtër mund të themi se filmi është një sukses dhe arritje e plotë, projektimi i të cilit na shtyn dhe na detyron të reflektojmë gjatë mbi shoqërinë tonë larg skemave déjà-vu. Atmosfera është konkrete, por e gërshetuar me elementë magjikë falë fotografisë fantastike plot ngjyra dhe ndjesi pa u tepruar me klishenë e ringjalljes së shpejtë. Ngjarja dhe rrjedha e saj është e ngadaltë, në disa raste e lodhshme qëllimisht. Krijuesit e filmit janë treguar mjaft të zotë duke trajtuar ngjarjen falë introspeksionit në shpirtin dhe materien e një bote të tillë, e parë nga brenda dramës dhe jo me sytë e kolltukofagëve tëelitave urbane. Ky realitet s’mund të jetë euforik, por i plagosur dhe i lënduar thellë, e megjithatë ai pulson në një shpresë, nisur nga përvoja dhe rrënojat e një tragjedie kombëtare.

*Julian Bejko PhD, është profesor pranë Departamentit të Sociologjisë,
Universiteti i Tiranës. Autor i studimit *Shoqëria e Kinemasë (Vëll. I dhe
II), në të cilin studiohet shoqëria shqiptare në historinë dhe
kompleksitetin e saj përmes imazheve kinematografike.

Previous Post

Ekspozita “Nën Radar: Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë”

Next Post

Pas rastit në Kumanovë, Serbia vendos xhandarmërinë pranë Kosovës

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Pas rastit në Kumanovë, Serbia vendos xhandarmërinë pranë Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.