Siç mësohet jozyrtarisht një familje tre anëtarëshe përfshirë fëmijën e saj 7 vjeçar, ka mbetur e vrarë si pasojë e përleshjeve
Nga banorë të Lagjes së Trimave në Kumanovë, mësohet se ka edhe viktima që kanë humbur jetën në përleshjet e sotme.
Siç mësohet jozyrtarisht një familje tre anëtarëshe përfshirë fëmijën e saj 7 vjeçar, ka mbetur e vrarë si pasojë e përleshjeve.
Lajmi bëhet i ditur edhe nga gazeta “Lajm”, dhe se thuhet se viktimat jetojnë pranë autoambulancës në “Tode Mendol”, në Kumanovë.
Nga ana tjetër, raportohet për të vdekur edhe në radhët e policisë. Sipas portalit maqedonas “Plusinfo” bëhet e ditur për policë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.
Ndërsa deri tani mësohet për 15 të plagosur që janë dërguar në Klinikën e Shkupit dhe se një pjesë e tyre thuhet se janë civilë dhe policë.
Por këto lajme nuk janë konfirmuar ende në mënyrë zyrtare. Ndërkohë sërish janë dëgjuar të shtëna armësh në zonën ku janë të stacionuara policia.
Mësohet se policia maqedonase, ka filluar arrestimet në Kumanovë.
















