Ilir Seci
Perkujtimi i 5 Majit si dita e deshmoreve eshte kthyer ne nje nga ritualet qe mbajne gjalle trashgimine komuniste ne Shqiperi.Nga menyra se si behen perkujtimet ne kete date njeriut i krijohet bindja se deshmoret e kombit shqiptar kane rene vetem mbas dates 8 nentor 1941.Sikur kombi yne ka ardhur ne skenen e historise vetem mbas dites kur lindi partia…Data 5 maj eshte caktuar si dita e deshmoreve sepse ne kete date eshte vrare i riu komunist Qemal Stafa,nje nga themeluesit e Partise Komuniste Shqiptare.Qemal Stafa u vra në ikje e siper,pasi ishte zbuluar baza ku ai fshihej,u vra duke ikur dhe as ka bere ndonje qendrese legjendare,apo ndonje akt heroik në ate ikje,thjesht nuk i premtoi koha te largohej dhe u qellua nga fashistet…Por meqenese ishte nje nga themeluesit e PKSH-se komunistet e shnderruan ate date te renies se Qemalit ne diten e deshmoreve!… Qemal Stafes nuk mund ti mohohet kontributi per aq sa ka në Levizjen Antifashiste por qe te shpallet dita e renies se tij deshmor,si dita e mbare deshmoreve te kombit eshte nje mashtrim historik…Gjate 44 viteve sundim totalitar,stalinisto-enverist, komunistet paten kohe te mjaftueshme per te fallsifikuar e fabrikuar çdo ngjarje historike.Makina propagandistike e komunisteve pati kohe te mjaftueshme qe te mitizoje sipas deshires çdo figure qe deshi,pasi historianet shkruanin me direktivat e caktuara nga Byroja Politike vegel e te ciles ishin krejt institucionet.Edhe vendosjen e dates 5 maj si dite te deshmoreve e bene si ua deshi qejfi pa perfillur asnje kriter historik.Nje njeri qe vritet duke ikur nuk krahasohet me heronjte e vertete te kombit tone qe kryen akte te rralla jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote!A mund te krahasohet ikja e Qemal Stafes me aktin sublim te Mic Sokolit qe i vuri gjoksin topit te pushtuesit turk,ne Shtimje,Kosove me 21 prill 1881!?…Asnje mundesi krahasimi ska!…Mic Sokoli u vra duke luftuar per trojet shqiptare qe sot jane jashte kufinjve te atdheut,u vra si patriot per ceshtjen kombetare duke luftuar per paprekshmerine e tokave shqiptare…Ose marrim aktin tjeter heroik te patriotit nga Laberia,Selam Musai,qe ra duke zene topin nga gryka,topin e pushtuesve italiane me 12 qershor 1920!Keto jane shembuj heroizmi e aktesh te padegjuara,nuk jane shembuj deshmoresh te rene ne ikje e siper!…Por komunisteve qe fallsifikuan historine per 44 vjet me rradhe u interesonte perjetesimi i modelit te tyre!…Me kembenguljen e paturpshme te mashtruesve historike ata per gjithe ato dekada mitizuan figurat qe deshen dhe ua nderkallen ne mendje njerezve modelet qe deshen aq sa,per fat te keq edhe mbas vitit 1991 kur ndodhen disa ndryshime politike perseri vazhdoi “incercia e vleresimit te deshmoreve me 5 maj!?Deshmoret duhen perkujtuar por jo ne kete date qe e glorifikuan komunistet!…Kombi yne me heronj qe kane habitur boten per nga trimeria e tyre nuk ka pse te perkujtoje diten e renies se nje deshmori vrare ne ikje e siper!?Dite deshmoresh dita kur ra nje deshmor qe po ikte!?…Cmund te thuhet per Legjenden Adem Jashari qe sakrifikoi vetveten dhe familjen per lirine e Kosves!?A do ishte po aq i lavdishem Adem Jashari,sikur te kishte ikur nga rrethimi si iku Qemal Stafa?!…
Per te ilustruar kete diskutim me nje shembull konkret le te marrim per argument dy emra: Lucë Nishin,nipin e Dede Gjo Lulit legjendar te vrare ne Luften e Koplikut ne vitin 1921 dhe Asim Vokshin te njohur si heroi i luftes se Spanjes,vrare ne Spanje me 1937…Lucë Nishi,ka qene oficer i Ushtrise Shqiptare i cili eshte vrare ne Luften e Koplikut ne beteje me pushtuesit serbe ne vitin 1921.Eshte vrare ne perpjekje me forcat pushtuese Serbe qe kishin hyre ne token shqiptare dhe kishin mberritur deri ne qytetin e Koplikut!Pak permendet kjo Lufte sot,nje lufte e pergjakshme qe nisi me 27 korrik 1920 dhe perfundoi me 14 shkurt 1921,lufte ne te cilen Shkodra me Malesite e saj i beri qendrese heroike Ushtrise se Mbretnise Jugosllave.Ushtria e Krajlise serbe kishte hyre ne Shqiperi me shprese qe te gllaberonte sa me shume tokat shqiptare dhe te perfitonte nga amullia gjate punimeve te Konferences se Paqes qe mbahej ne Paris asokohe…Qendresen e kesaj Lufte e prine dy aleate te pazakonshem,Ahmet Zogu dhe Bajram Curri,te cilet kur erdhi puna per te mbrojte token ame u rreshtuan krah njeri-tjetrit ne nje front ne Koplik…Ne ate lufte ra si trim duke u prire forcave shqiptare Luce Nishi,oficeri trim i ushtrise shqiptare!Eshte me te vertete per te ardhur keq qe sot shumica e shqiptareve as nuk ja dine as emrin,Lucë Nishit, oficerit shqiptar qe beri sakrificen me te madhe,dha jeten per te mbrojte Atdheun!As nuk eshte shpallur “Hero i Popullit”,as ka rruge apo shkolla qe mbajne emrin e tij!?E nga ana tjeter per shqiptaret ende nderojne si “Hero i Popullit” dhe njohin shume mire nje tjeter oficer te Ushtrise Shqiptare,Asim Vokshin,nje oficer qe dezertoi nga Ushtria shqiptare dhe iku ne Spanje per tu vrare atje ne nje Lufte qe s’kishte asnje vlere per Shqiperine!?Asim Vokshi eshte “Hero i Popullit”,ka rruge qe mbajne emrin e tij,ka shkolla anembane Shqiperise dhe Kosoves qe mbajne emrin e tij!?Figura e Asim Vokshit si komunist internacionalist vleresohej edhe ne kohen e Jugosllavise titiste sepse ishte model i persosur “Bashkim-vellazerimi” sipas mesimeve te internacionalizmit proletar!Kurse per Lucë Nishin ka vetem harrese!?Nipi i Dede Gjo Lulit!A ka ndonje tjeter familje shqiptare qe ka dhene aq shume per shqiptarine sa ka dhene Familja e te nderuarit Dede Gjo Lulit?!Jo vetem Dede Gjo Luli vete por edhe niperit e tij si Lucë Nishi…
Nje date te tille,nje date kur rane djem trima,lulja e djelmerise shqiptare si Mic Sokoli,Selam Musai,Luce Nishi,Adem Jashari,Tahir Sinani,nje date e tille duhet ta shpallim date deshmoresh,nje date kur bij te denje te kombit rane ne mbrotjen e kufinjve te Atdheut!Por komunistet i kane bere llogarite mire,ata kane mitizuar mashtrimet historike dhe me modelet e tyre te ngulfatura ne vetedijen e shqiptareve per cdo vit perkujtojne 5 majin,si dite te deshmoreve!Per ta ajo date ka vlere sepse qe nga ajo kohe ata u bene zoter te Shqiperise,moren ne dore vendin dhe bene e vazhdojne te bejne c’te duan me Shqiperine…

















