Një violonçelist i njohur irakian vendosi të performojë në mes të një vendi, ku pak minuta më parë kishte pasur një shpërthim bombe.
Të martën, një sulm me bombë shkaktoi 20 viktima në lagjen Mansour në Bagdad.
Por Karim Wasfi, vendosi të sfidojë barbarinë dhe bëri një koncert në vendin ku shpërtheu bomba.
Wasfi është ish- drejtor i Orkestrës Kombëtare.

















