• Latest
  • Trending
  • All

Nga 250 kompani ndërkombëtare, shqiptari doli më i miri

22/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Nga 250 kompani ndërkombëtare, shqiptari doli më i miri

22/04/2015
in Lajme

Nuk është e lehtë të ideosh diçka të re, sidomos në një konkurrencë të madhe ku dija e kreativiteti duhet të krijojnë rehati për mjedisin dhe për perceptimin viziv. I riu nga Kosova, Petrit Pasha, I cili prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani, ka arritur atë që shumëkush e ka në sirtarin e ëndrrave. Ëndrrat e tij po realizohen. Sakrifica, lodhja e përkushtimi, atij iu shpërblyen.

Petriti përfundoi Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, por gjithashtu kontribuoi në Fakultetin e tij edhe me namin që po e ndërton jashtë vendit.

Ai punoi në disa kompani vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa përzgjidhet në një ndër shkollat më me nam të arkitekturës moderne në Gjermani.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Fillimisht ka punuar si arkitekt në kompaninë projektuese dhe ndërtimore “Plan Ing”, e pastaj në kompaninë “Urban 3a” dhe CHWB (Cultural Heritage Without Borders). Me këta të fundit ka realizuar temën e diplomës: “Restaurimi i Kalasë së Vushtrrisë” .

“Gjatë shkollimit dhe karrierës sime isha pjesëmarrës në shumë prezantime në lëmin e arkitekturës, ku kisha nderin të takoja shumë profesionistë. Në njërën nga këto konferenca e prezantime pata fatin të takoja dekanin e Fakultetit të Arkitekturës, DIA, profesorin Alfred Jacoby. Me atë rast filluan kontaktet e para mes nesh, nga të cilat më është ofruar mundësia që të aplikoj në Bauhaus. Duke treguar rezultate të mira gjatë shkollimit bachelor në UP, përkushtimi dhe puna e palodhshme më ndihmuan të ndërtoj një portfolio të pasur me punime dhe projekte të ndryshme në Kosovë. Kështu, arrita të pranohem për studimet master në DIA, Bauhaus, Dessau – Gjermani”, thotë Pasha, për Telegrafin.

Kur ka parë konkursin për garën “Shabby Shabby Apartments“, ai ndjeu nevojën për të shprehur kreativitetin me të cilin mund të kontribuohet në një ambient më të pastër dhe më të përshtatshëm për shoqërinë.

“Me idenë time arrita të bindja edhe bashkëpunëtorët tjerë në kompaninë time në Gjermani, që të më përkrahin në këtë sfidë. Njëra ndër arsyet kryesore për të aplikuar në këtë konkurs ishte ripërdorimi i materialeve ndërtimore, përkatësisht mbetjeve të tyre, për ndërtimin e ‘Gold House’ që do të kontribuonte në vetëdijesimin e popullatës për riciklimin – për ndërtimin me çmime më të përshtatshme dhe kursimin e ambientit nga mbeturinat e ndërtimit të cilat do të kontribuojnë në pastërtinë e ambientit dhe mirëqenien e qytetarëve”.

Konkursi i hapur për ndërtimin e hapësirave publike (ekonomikisht të pranueshme) për banim të përkohshëm kishte një fond simbolik. Si projektues ishin Pasha dhe shefi i tij Markus Neuber. Realizimi dhe ndërtimi i projektit do të bëhet në grup, ku do të jenë edhe katër arkitektë dhe inxhinierë tjerë nga kompania e tyre. Në garë ishin 250 kompani projektuese ndërkombëtare.

“Edhe pse çmimi i ndërtimit nga organizatorët ishte caktuar të kishte një vlerë simbolike prej 250 eurove, vendosëm që këtë objekt do ta dizajnojmë, të transportojmë dhe të ndërtojmë gratis. Materialet të cilat do të ripërdoren do jenë nga punishtet e ALN kompanisë, kurse 250 eurot e alokuara për ndërtim do t’i rilokojmë për hulumtim në Universitetin e Arkitekturës – TU MUNICH”.

Për të arritur deri në këtë nivel, ai thotë se ka punuar me shumë përkushtim e sakrificë. Por, rezultatet nuk munguan, pasi në një periudhë kohore prej dy muajsh ata arritën të fitojnë në katër gara kombëtare e ndërkombëtare e të bëhen pjesë e magazinave botërore, si Domus, Mark, e gjithashtu edhe pjesë e projekteve dhe punëtorive të ndryshme në Evropë dhe më gjerë.

“Çmimin e konsideroj motivim shtesë për më shumë punë, për vlera më të mëdha dhe për krijimin e bashkpunimeve – urave të reja lidhëse”.

Kjo garë përfshiu idetë nga 250 kompani ndërkombëtare. Vlerësimi i projektit fitues u bë nga votat e publikut. Projekti “Golden House “ do të realizohet në Munih.

Por, çka mund të pritet nga Pasha nesër?

“Punë të palodhshme, projekte të reja dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve perëndimore dhe Kosovës e Shqipërisë. Përpiqem që kompanitë me të cilat punoj në Gjermani t’i sjelli në regjionin tonë. Vlen të ceki krijimin e një bashkëpunimi të suksesshëm në vitin 2014 në konkursin ‘Vlora Waterfront’ në Shqipëri. Për momentin, me kompaninë me të cilën punoj jam duke u përgatitur për konkursin ‘Qyteti Student’ në Tiranë. Rrethin e parë e kemi kaluar, kurse po luftojmë për rrethin e dytë”.

Gjithashtu, Pasha u nderua duke u përzgjedhur si përfaqësues i arkitektëve të Kosovës në marrëdhënie nga jashtë.

“Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës para disa muajsh më nderoi duke më përzgjedhur si përfaqësues me marrëdhënie nga jashtë. Menjëherë kam filluar hapat e parë të prezantimit të arkitektëve kosovarë në Evropë, si përfaqësues në ‘BAU 2015’ (panairi më i madh i arkitekturës, ndërtimtarisë dhe produkteve ndërtimore në Gjermani) dhe ‘Milan Expo 2015’. Në anën tjetër, shpresoj në bashkëpunim më të lartë të organeve kompetente për studentët e rinj, për zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe të talenteve të rinj”.

Shqiptarët në Perëndim dinë të tregohen të suksesshëm. Se a është rrethi që atyre ua mundëson këtë, apo jashtë ata japin më të mirën nga vetja, kjo nuk dihet. Por, një gjë dihet: me punë dhe përkushtim, arrihet suksesi. Këtë e realizoi Petrit Pasha, fillimisht në Kosovë, e pastaj edhe në Gjermani. /Telegrafi/

Previous Post

Rama: Deklarata ime për bashkimin e Kosovës, u nxor jashtë kontekstit

Next Post

Lauka letër të hapur Bushatit: Diplomacia virtuale nuk zgjidh problemet madhore

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Lauka letër të hapur Bushatit: Diplomacia virtuale nuk zgjidh problemet madhore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.