• Latest
  • Trending
  • All

Tri fakte, një logjikë

14/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Tri fakte, një logjikë

14/04/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Lumir Abdixhiku     

Mbi strukjen dhe tjetërsimin e mëtutjeshëm të besimit të djathtë ekonomik në Kosovë

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

-1-

I pari, madhësia e Qeverisë. Enorme. E panevojshme. Mbi të gjitha e kushtueshme dhe burokratike sa s’bëhet më. E shfrytëzuar për të rehatuar e akomoduar militantë partiakë, individë të mbetur jashtë, madhësia e Qeverisë është shndërruar këndej si një gjellë e gatuar keq, por e zakonshme. Secili pas tjetrit, në stilin e njëjtë me tjetrin, ka vënë një shtresë kripe të panevojshme; e ka njelmësuar atë përtej secilës normë të pranueshme. Kështu Kosova e vogël sot ka njëzet e kusur ministri – me e pa portofol – dhe ka një mekanizëm të tërë përcjellësish që nuk i pyet kush, nuk i duhen kujt.

Nuk bëhet nami, thënë të drejtën, mbi koston e mbajtjes së këtij mekanizmi. Kushtuteshmëria do të mbetej edhe e arsyeshme sikur në të do të gjenin vend individë që kanë një fije dije, kanë një kompetencë e kanë një dije; pra të jenë gjithçka veçse militantë e shërbëtorë të dëgjueshëm partiakë. Kosova pra, do të mund të përballonte lehtë pagesën e disa pagave shtesë, mëditjeve e veturave shtesë, sikur në kthim të merrte një vlerë. Por nuk merr gjë prej gjëje. Marrin partitë që rehatojnë militantë, trashëgimtarë e familjarë postesh – rehatojnë gjithçka.

Do të prisja, sinqerisht, nga një qeverisje e re e në promovim të ndryshimit – nëse e kanë sinqerisht – zvogëlimin e Qeverisë, zhbërjen e burokracisë. Në fund të fundit, i thonë vetes të djathtë.

-2-

I dyti, taksimi progresiv. I habitshëm. I panatyrshëm. Mbi të gjitha i dëmshëm për klimën biznesore sa s’bëhet më. Aprovoj dhe miratoj heqjen – jo vetëm uljen – e TVSH-së për produkte bazike dhe kryesisht të shërbimeve publike; në ujë, rrymë e ngrohje njëtrajtësisht. Refuzoj ta pranoj secilën ngritje të normës së TVSH-së për të gjitha produktet e tjera. Kjo për dy arsye. E para, sepse ulja, sado e domosdoshme, barazohet me ngritjet e tjera. Në njërën apo formë tjetër, zinxhiri i produkteve që konsumohen si bazike e ato që konsiderohen (me këtë paketë) si jobazike janë të ndërlidhura ngushtë, në relacion kauzaliteti. Kështu, ndër të tjerash, është e kotë ulja e TVSH-së për miell, kur rritet për naftë. I njëjti bukëpjekës do të blejë po të njëjtën naftë, tashti me çmim të ngritur, për të përpunuar miellin në bukë që mund ta shesë me çmim të ulur.

Së dyti, në një treg të tharë nga keshi, gjëja e fundit që duhet t’i ndodhë është tërheqje të mëtutjeshme – me rritje të TVSH-së pra. Dhe mbi të gjitha, kjo tërheqje të ndodhë nga të vetmit që sot krijojnë vlerë e paranë njëmend – shtresa e mesme. Pra, sado e këndshme dhe toleruese mund të jetë zvogëlimi i tatimit për shtresat e varfra, mbingarkesa e rritja e barrës tek shtresa e mesme – produktet e të cilëve do të shtrenjtohen njëtrajtësisht – mbetet e paarsyeshme.

E paarsyeshme mbetet edhe rikthimi i tatimit në dividend mbi korporata. Tashti, për ta vënë rekordin drejt, taksimi i dyfishtë i korporatave, në fitim dhe të ardhura personale për aksionarët, është praktikë e zakonshme për shumë vende. Megjithatë, nëse për diçka është dalluar Kosova ndryshe në relacion me vendet në rajon, ishte pikërisht atraktiviteti në mostaksim të dividendit. Na bënte pra më ndryshe. Dhe nuk kuptoj, e s’do të kuptoj kurrë se si ngritjet e tilla bëhen për promovim të investimeve. Nuk bëhen gjërat kështu.

-3-

I treti, shpenzimi buxhetor. I humbur. I papotencë. Mbi të gjitha, repetitiv me të shtatë buxhetet populiste paraprake. I vetmi element që nuk e bën këtë buxhet më majtist e më populist sesa buxheti populist e majtist paraprak, është rritja e mëtutjeshme e pagave në sektorin publik; aferim për këtë vendim. Por, jashtë saj, secili proporcion shpenzues, secili target shpenzues, secili trajtim shpenzues, mbetet i majtë sa s’bëhet më.

Vetë ideja e transferimit të pronës private – parave të shndërruara në taksa – në asfalt publik, subvencione e asistencë sociale, bën këtë buxhet majtist. Nuk është marrë as mundi më i vogël pra, për të guxuar e menduar ndryshe, për ta ndarë e shpërndarë më ndryshe atë. Nga vazhdimi i megashpenzimeve për aparatusin shtetëror, deri tek dhënia blanko e subvencionimeve pa fije analize produktiviteti (mëshira mbetet kriter); nga mbështetja pa rezervë e kostove të superudhave, e deri tek mungesa totale e përkrahjes fiskale së bizneseve – pa harruar superndihmat për universitete publike e ndërmarrje publike – bëjnë këtë buxhet të majtë.

Madje vetë ideja e ndërtimit të një fondi që jep kredi – kur ke bankat për një gjë të tillë – bën gjithë ecjen tonë financiare në të majtë. Na duhet një freskim gjithsesi. E majta e të djathtëve nuk po ecën tash e sa vjet.

-4-

Logjika? Dy parti të djathta, me programe të shkruara si të djathta, në pak më shumë se njëqind ditë, bëjnë disa politika puro të majta. Madhësia e Qeverisë, progresiviteti i tatimeve e ngarkesa tatimore ndaj korporatave mbesin hiç më pak e hiç më shumë sesa të majta. Të majtit e Kosovës madje do të mbesin të kompleksuar në të ardhmen. Kanë shumë pak hapësirë për të bërë majtizëm më shumë.

Dhe si promovues i së djathtës, unë kam problem me një qasje të tillë. Atë në dy rrafshe. Në ta parin, që në një vend të ngarkuar me populizëm e majtizëm në vend të reformave të guximshme reganiane e thatçeriane, ne zhytemi dhe më shumë në populizëm e majtizëm ndaj sektorit privat. Në fund të fundit, e gjithë kjo aventurë paguhet nga një sektor privat që mezi mbijeton; por që përveçse duhet të taksojë një mekanizëm të madh joefikas, duhet edhe të durojë shtesa fiskale – paradoksalisht nga të djathtët. Kam dëgjuar njëherë një anëtar të rëndësishëm të Qeverisë së tanishme, i vetëdeklaruar si i djathtë, të thotë se majtizmin e përdorin sepse gjërat janë keq tani, dhe do të orientohen djathtë kur të përmirësohen ato. E kuptoni budallallëkun? Sikur e djathta për biznes na qenka e keqe për kohë të mira; e majta na qenka e mirë për kohë të këqija. Besimi në drejtim nuk shkon me faza e periudha; shkon me bindje se politika në fjalë do të mbjellë thjesht sukses.

Dhe në rrafshin e dytë, se nëse dy parti të djathta kanë programe të djathta, promovojnë ide të djathta, por marrin vendime të majta; këtu unë shoh shumë hipokrizi e padituri. Ose janë të majtë në bindje, por qëndrojnë në një ambient të djathtë – rrjedhimisht dhe hipokrizia; ose nuk kanë ide se çfarë përfaqëson e djathta dhe e majta në qeverisje – rrjedhimisht padituria. Nëse besojnë se e majta është zgjidhje e duhur, ta thonë qartë në orientim; nuk ka për t’i gjykuar kush, por së paku trajtohen e mësohen si të tillë. Nëse mendojnë se e djathta është zgjidhje, atëherë të lexojnë më shumë për të ngritur dijet e veta. E nëse ka dikush që pretendon irelevancën e ecjes djathtë apo majtë me politika, atëherë të mos merret me qeveri. Politika, lexues, është për t’u marrë mu me gjëra si këto. Padituria e inferioriteti i zhvlerëson ato.

Previous Post

Armenët, masakra e së shkuarës me të cilën Ankaraja nuk do që të përballet

Next Post

Günter Grass dhe kompasi i thyer i moralit shqiptar…

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Günter Grass dhe kompasi i thyer i moralit shqiptar…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.