Emri i tij është Steve Smith, 52 vjeç dhe është një multimilioner në Angli. Por ai nuk mund t’i gëzojnë paratë e tij, sepse gruaja nuk i jep që të shpenzojë më shumë se 10 apo deri në 20 sterlina në ditë.
Ai është themeluesi i ‘Poundland’,dhe pronari i një zinxhiri dyqanesh që shet artikuj me 1 sterlinë. Ai e shiti kompaninë e tij 50 milionë sterlina, të cilat gjysmat ia la prindërve të tij. Smith jeton në një shtëpi me 13 dhoma gjumi, zotëron makina luksoze, por portofoli i tij është bosh.
Gruaja nuk i jep me tepër sepse ai është shumë dorëlëshuar. Smith e filloi jetën e tij si një sipërmarrës me një tezgë por falë mbështetjes së prindërve ai hapi një dyqan. Nga ai moment suksesi filloi që të rritet duke e bërë atë një nga njerëzit më të pasur në Angli. Për fat të keq ai nuk mund ta shijojë pasurinë sepse bashkëshortja nuk ia lejon.
















