“Gazeta Shqiptare” boton të plotë dëshminë e picierit që u gjend farë pranë vendit ku u qëllua për vdekje kryekomisari, më 24 shkurt të vitit 2013
Natën e vrasjes së kryekomisar Dritan lamajt, një picier me motor ka qënë në vendin ku ka ndodhur vrasja por ai nuk ka mundur të fiksojë portretin e autorit të vrasjes. Në videon e shfaqur në media ditët e fundit me imazhete vrasjes së kryekomisarit, duket qartë edhe moemnti kur vjen picieri me motor me shpejtësi dhe në momentin kur nis të qëllohet ndaj Lamajt, picieri ishte fare afër makinës së autorit. Por me të dëgjuar breshërinë e plumbave picieri është rrëzuar përtokë pa mundur nga frika dhe nuk ka mundur të identifikojë autorët. Në dëshminë e tij dhënë në prokurori lidhur me ngjarjen ai flet për gjithçka ka parë atë natë të 24 shkurtit kur u vra kryekomisar Dritan Lamaj.
Gazeta Shqiptare publikon sot dëshminë e plotë të picierit që u gjend rastësisht afër vendit ku u vra Dritan Lamaj.
Dëshmia e picierit me inicialet A.H.
“Isha duke kaluar nga Komuna e Parisit tek një loto, jam nisur për tek stacioni i fuundit i Tiranës së Re dhe kam kaluar nga blloku ‘’Vasil Shanto’’. Kur jam futur në rrugicë kam dashur të parakaloj një mjet dhe aty kur kam dashur të parakaloj, kam parë plumbat me sytë e mi, kam qenë me skafandër, kam parë zjarrin e automatikut. Në atë moment e kam mbajt veten, kam rrëzuar motorrin, jam ulur në tokë, kam ulur kokën dhe pasi kam kalur një çikë situatën, kam kaluar në anën tjetër të rrugës. Nuk e kam vënë re mjetin që kam parakaluar pasi e kam pasur mendjen në tjetër vend, ka qenë pak si shi dhe nuk e mbaj mend fare dhe se kam vënë re fare mjetin. Kam qenë me shpejtësi.
Është qëlluar nga mjeti në drejtim në krah tjetër të rrugës. Aq sa kam dëgjuar më vonë se në atë moment kam qenë edhe I frikësuar. Për të qëlluar mbaj mend tek dritarja e parë e automjetit. Mund të ketë qenë kallash nga karikatori dhe nga flaka. Personin që ka qëlluar nuk e kam parë fare se kam qenë me skafandër dhe kam ulur kokën, jam tremb. Duhet të jetë qëlluar nga dritarja e parë, nuk jam i sigurt. Nga sedilja e shoferit ma merr mendja.
Pas të shtënave unë kam qenë në rrugë, kam kaluar në krah tjetër të rrugës. Në atë moment s’po e besoja as vetë që nuk kam plumb në trup. Kam thirrur një çun, i kam thënë shife ku e kam se në moment isha në gjaknxehtësi dhe në atë moment paska ik mjeti. Nuk e kam parë se në çfarë drejtimi ka ikur mjeti. Ka qenë një lokal aty me verandë jashtë dhe s’ia di as emrin pasi sot e atë ditë nuk kam kaluar aty. Di që kam pirë një herë kafe aty dhe s’ia di emrin, di që duhet zona e ‘’Vasil Shantos’’ aty, kaq di.
Parakalimi im ishte në anën e shoferit dhe perceptimi im ishte se mund të kisha marrë ndonjë plumb pasi e kam pasur tek koka në atë moment kur u qëllua nga makina dhe në atë moment e kam mbajtur veten, kam mbajtur frenat, kam rërzuar motorin dhe jam ulur përtokë nga frika me skafandër në kokë. Kam rënë barkaz deri në fund e mbaj mend tek parukeria avash avash për të mënjanuar pasojat nga goditja. Mund të kenë qenë dy breshëri.
Fiks ka qenë moment kur ka ndodhur breshëria e parë, unë jam ulur dhe kam bërë këtë veprim. Midis dy breshërive ka qenë një afat kohor në pak sekonda. Nuk kam marrë vesh ndonjë gjë dhe kur kam dalë e mora vesh. Momenti që është qëlluar nuk kam parë se ku u drejtuan plumbat dhe në atë moment kam shkuar tek parukierja tek parukierja dhe kam kërkuar ujë. Pasi dola nga parukeria pashë se kishte edhe femra në vendngjarje që po bërtisnin Dritani, Dritani.
Pashë një makinë tjetër që ishte qëlluar e cila mund të ketë qenë rreth 15-20 metra larg makinës që qëlloi. Kam qëndruar aty 7-8 minuta ose çerek ore se mbaj mend, kam ikur nga aty dhe jam nisur për tek piceria. Ka qenë një çun që më çoi tek piceria dhe më tha hajde se të ndihmoj unë. Më pa të mërzitur, të sikletosur, motorrin e mori ai çuni dhe më çoi tek piceria. Atë natë kanë ardhur më vonë duhet të ketë qenë prokurori, se mbaj mend dhe më kanë çuar në Drejtorinë e Policisë dhe më kanë pyetur për ngjarjen po atë natë dhe unë kam dhënë shpjegime për ato që kam parë’’, thuhet në dëshminë e picierit dëshmitar në vrasjene kryekomisar Dritan Lamaj.
Për këtë vrasje u akuzua biznesmeni Arben Frroku dhe për një vit me radhë u zhvilluan seancat gjyqsore në ngarkim të tij. Arben Frroku u lirua pak ditë më parë, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi sipas gjykatës prokurroia nuk provoi dot se Arben Frroku ishte vrasës i Dritan Lamajt. Por prokuroria e ka apeluar vendimine Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe pritet të nisë një tjetër process gjyqsorë në ngarkim të Arben Frrokut.
















