Pas padisë së Tom Doshit ndaj Spartak Brahos për shpifje, fshihet krenaria e deputetit shkodran. Mësohet se në padinë e këtij të fundit drejtuar Gjykatës së Lartë, përveç vënies së nderit në vend dhe ndershmërisë para opinionit publik, kërkon që Braho ta shpërblejë për dëmin e shkaktuar me vlerën e 1 lek.
Doshi pretendon se deputeti i LSI-së ka shpifur në konferencën për shtyp të datës 25 mars, ku tha se raporti mjekësor i dorëzuar nga avokatët e tij, është i falsifikuar.
Përmes këtij raporti mjekësor, Doshi justifikoi mungesën e tij në Këshillin e Mandateve, i cili u detyrua ta shtyjë mbledhjen pas dy ditësh.
















