• Latest
  • Trending
  • All

KRYENGRITJA MALËSORE E VITIT 1911 DHE NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR

06/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

KRYENGRITJA MALËSORE E VITIT 1911 DHE NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR

06/04/2015
in Lajme

Jehona e kësaj ngjarje të madhe me protagonist trevën simbol të shqiptarëve, Malësinë e Madhe, jo vetëm nuk është zbehur, por tingëllon më aktuale se kurrë. Pasi tokat e Shqipërisë Etnike janë jo vetëm të ndara, por mbi të gjitha të “falura” mizorisht tek armiqtë tanë shekullorë sllavë.

Gjithsesi, Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, është kurora e lavdisë. mbi lavditë, që gjithnjë shëndrit në qiellin blu të Malësisë e Shqipërisë e na kujton se liria jonë, ndoshta si tek anjë popull tjetër në Botë, i ka themelet në gjakun e të parëve tanë. Pa dyshim epopeja e luftërave heroike në Malësinë e Madhe është një thesar brilant që rnban të gjallë kujtesën e brezave të sotëm dhe atyre që do vijnë, se çmimi i mbijetesës sonë ka qenë tepër i shtrenjtë, aq sa as nuk shitet e as nuk blihet nga askush.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sidoqoftë, kryengritja anti-osmane e vitit 1911 është shpallja de Facto e pamvarësisë së krejt Shqipërisë. Ndërsa ngritja e flamurit në Vlorë ishte vetëm de jure, ose më saktë nënshkrimi zyrtar paqësor i pamvarësisë.

Por për të nderuar e kujtuar sadopak ato kohë heroike që i zbardhën faqen Malësisë e Shqipërisë, le të përshkruajmë shkurtazi kronikat e kohës, që historia na la pas. Për këtë mendoj të filloj me vargjet lapidare të Homerit shqiptar At Gjergj Fishtës:

Të shtatë krajlat çue janë në Kambë,
kah ka ra medet kjo gjamë,
N’atë Malësi, n’atë Rapshë të Hotit,
Ded Gjo’ Luli burrë si motit,
Me i çetë lekë, bisha shkorretit,
Ka nisë pushkën me asqer të mbretit
…
Se me sodit emni i Zotit,
Ç’ka jemi nipa t’Gjergj Kastriotit,
e shqiptarë që i thom na vetit,
Ma duva nuk i mbajmë mbretit.
…
Pra atëherë ishte 23 marsi 1911, që i me thirrje iu drejtua popullit të Shkodrës, e nëshkruar nga Isa Boletini, Mehmet Shpendi e Ndue Gjoni, thuhej se ka ardhur koha që të lirohemi nga pushtimi osman. Të nesërmen, me 24 mars, Hotjanët e Malësorët e ndigjuan këtë thirrje, pasi ata gjithnjë kishin qenë pranë e me kryengritjet për liri e mëvehtësi, madje ata kishin në krye të tyre ata që i kishin përfaqësuar në mbledhjen historike të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, Dedë Gjo Lulin, Çun Muçën, Baca Kurtin etj.

E megjithëse në kushte të vështira e të pavolitshme, si dhe në mes dy armiqve, atyre frontalë turq e atyre hileqarë malazezë, pra me 24 mars 1911 Hotjanët të parët sulmuan fortifikatat kufitare turke në Rapshë e Traboin, të cilat i çliruan. U sulmuan edhe postat kufitare në Pikalë, Selisht, Dinoshë, Omerbozhaj, Mali i Vranës dhe Nënhelm. Të gjitha u çliruan, ku u vranë disa ushtarë turq, pjesa tjetër u zunë robër, ndërsa luftëtarët e lirisë kapën një sasi të mirë armësh. Në këtë kohë, Valiu i Shkodrës Bedri Pasha, duke parë humbjet, urdhëroi Kajmekamin e Tuzit, Nënkolonelin Ahmet Beun, që të rigrupojë forcat për të mbrojtur kështjellën me rëndësi strategjike për turqit, atë të Shipshanikut.

Sukseset e fillimit, që arritën kryengritësit malësorë, e detyruan dinakun Bedri Pasha që të vëjnë në funksion propagandën e përçarjes fetare. Me 26 mars, në Shkodër e shpalli kryengritjen e malësorëve si luftë fetare, “si luftë katolikësh kundër myslimanësh”, “si luftë kaurrish e malazezësh” etj., si dhe thirri popullsinë myslimane që të bashkohej e të nisej në luftë për të mbrojtur perandorinë Islame në rrezik. Duhet theksuar se kjo propagandë mashtroi rreth 1000 veta ku u formua një batalion nën komandën e Emin Beut, të cilët erdhën në Tuz dhe në trevat e Malësisë e panë se ishin mashtruar e tradhëtuar, se nuk luftonin kundër Malazezëve, por kundër vëllezërve të tyre Malësorë – Shqiptarë, kështuqë një pjesë u kthye nga kishte ardhur, një pjesë e madhe iu bashkua kryengritësve, ndërsa një pakicë u zu rob nga vëllezërit kryengritës.

Me datën 28 mars kryengritësit sulmuan Tuzin kryeqendrën e krahinës, ku arritën të djegin ndërtesat ushtarake turke, dy kazerma ushtarake, furrën e bukës për ushtrinë, magazinën e kripës si dhe ndërtesën e kajmekamit (nënprefekturën), ndërsa kështjellën e Shipshanikut nuk arritën ta pushtojnë, se u munguan topat. Sukseset e kryengritësve e detyruan Stambollin, që me 28 mars 1911 përsëri të emërojnë komandant të ushtrisë turke, pashain famëkeq, Shefqet Dërgut Pashën. Ky gjeneral kërkoi t’i fuste malësorët mes dy zjarresh, ku kështu veproi.

Me 29 mars, ishin nisur prej Gjakove katër batalione me në krye Et’hem Pashën, për t’i sulmuar pas shpine, ndërsa Dërgut Pasha u nis prej Shkodre, për të vazhduar rrugën drejt Tuzit. Kjo ushtri kishte rreth 20.000 ushtarë si dhe mjete shumë të fuqishme për kohën.

Në këto luftëra, që u zhvilluan më pas, kishte të vrare rreth 150 ushtarë Turq, por mbetën të vrarë edhe kryengritës, si trimi legjendar Nik Gjelosh Luli me pesë traboinas, shtatë grudjanë, katër rapshjanë dhe u plagosën tre të tjerë. Në këtë luftë pati hilet e veta edhe Krajl Nikolla i Malit Zi, i cili u premtoi ndihmë kryengritësve Malësorë, por me kusht që kur të çlirohej të valëvitej flamuri i Malit të Zi, e për këtë Ded Gjo’ Luli iu përgjigj : “Për mik të pranoj, për bab’ jo, kurrë. Mâ i madh â’ mbreti i Stambollit se sa ju dhe nuk e pranoj për bab’. Bab’ kam vetëm Shqipërinë.”

Gjithsesi Malësorët trima që ishin nga Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Plava, Gucia, Trieshi, Tuzi, Shkodra, Rrjolli e gjitha viset e Malësisë, e deri nga zonat e nënshkodrës, luftuan heroikisht çdo ditë, orë e minut por beteja e 6 prillit 1911 është kurora e lavdisë së kësaj kryengritje ku edhe patën sukses. Atë ditë u zhvilluan luftime prej Kastratit deri në Dinosh. Luftëtarët trima të Kojës, Kuçit u dalluan për trimërinë e tyre. Ata sulmuam fortifikatën e Deçiqit ku valëvitej ende flamuri turk. Për të marrë flamurin turk ranë dëshmorë njën pas tjetrit shtatë Kojas, derisa e rrëmbyen flamurin turk dhe e shembën për dhé, aty ku e kishte vendin.

Populli u ka thurë një këngë Kojasve, që thotë: “Koja e vogël një pakicë, muar bajrakun në Deçiq…” Për të çuar fjalën e Ded Gjo’ Lulit në vend, se aty ku trojet tona çlirohen nga Turqit do të ngrihet flamuri shqiptarë në majë të Bratilës, dolën Nik Gjelosh Luli (kushrini i Dedës), bashkë me Gjon Ujk Miculin dhe Pjetër Zefin, të cilët shpalosën flamurin dhe e ngritën në këtë majë të shenjtë.

Lista e luftëtarëve të lirisë së paralajmëruar është e gjatë, por po përmendim disa më të spikaturit, të cilët janë : Dedë Gjo Luli, Marash Uci, Nik Gjelosh Luli, Mark Gjeka, Pjetër Nik Daku, Maço Grizhi, Lulash Zeka, Zef Peri, Prel Kol Shyti, Mirot Çoku, Pejtër Gjok Toshi, Luc Prel Nishku, Gjelosh Gjoka, Prelot Keci, Ujk Gjeloshi, Ded Gjon Ujka, Gjelosh Doka, Prel Nik Pretashi, Prel Keri, Kol Zefi, Tom Nika, Dokë Lani, Kol Kurti, Sokol Baci, Marash Luca, Lukë Marku, Gjet Mark Ujka, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka, Stak Breci, Lik Mirashi, Gjok Ded Luli, Gjon Ujk Çeku, Kol Gjo’ Leci, Luc Gjeloshi, Dasha Nika, Pjetër Uci, Smajl Mustafa, Sokol Mali, Gjon Nik Plluci. Mësuesi i ri Palok Traboini[1] që sipas dëshmive të shkruara te Gjush Sheldise ka qene sekretari i Ded Gjo Lulit, i ngarkuar nga prijsi i kryengritjes ka sjelle ne Hot, nga Vjena permes Dalmacise Flamurin qe konsiderohet si Flamuri i Deciqit a ndryshe dhe Flamuri i Ded Gjo’Lulit. Madje këtu përmenden edhe trimat nga Shkodra, Hilë Mosi, Risto Siliqi e Luigj Gurakuqi, deri edhe Ded e Llesh Nik Daka nga Bregu i Matës, e dhjetëra të tjerë nga zona e nënshkodrës e Malësia, që i dualën zot atdheut, e Fishta i përjetëson:

… Burra le për çark t’martinës,
Fjalën, fjalë besën çelikut,
ballë për ballë e jo mbas shpinet,
mesy me i ra në luftë armikut…
Gjithsesi, luftëtarët e lirisë, si dhe të rënët për liri, pamvarësi e identitet janë shumë, sa vetë historia e krejt Ilirisë, por ata edhe pse prehen, hijshëm, janë gurët e themelit të kësaj “Shtëpie” të përbashkët, që ka shekuj që po mundohemi ta ndërtojmë e bashkojmë e që e quajmë Shqipëri (Etnike), e të parët tanë na e lanë amanet, që siç dihet amanetin duhet ta mbajmë se përndryshe as varri s’ka për të na mbajtë… Mjerisht Ne kemi të pushtuara ende territore tonat, por duhet ta dëshmojmë fuqishëm para Evropës Plakë të trashëguar e asaj të re, pjesëtarë të së cilës duhet të jemi jo të ndarë në “katër Vilajete” e në një shtet të cunguar, por të bashkuar ashtu siç na fali Zoti në një Shqipëri Etnike…[2]

Previous Post

GËZIM ILAZI JOFORMALISHT NË GARË PËR ASAMBLENË E QYTETIT VERNIER TË GJENEVËS

Next Post

Bosch: Serbët e Kosovës gëzojnë më shumë të drejta se çdo minoritet në botë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Bosch: Serbët e Kosovës gëzojnë më shumë të drejta se çdo minoritet në botë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.