Ish-presidenti, aktualisht kryetar i FRD-së ka pohuar se pranoi ofertën e kryeministrit për koalcion për zgjedhjet e 21 qershorit
Fryma e Re domkratike do të hyjë në negociata me Partinë Socialiste, për zgedhjet vendore të 21 qershorit. Pas takimit me asmblenë kombëtare, kryetari i kësaj partie Bamir Topi deeklaroi për mediat se është renë dakort që të pranohet ftesa e kryeministrit Rama, e bërë vetëm pak ditë më parë. Topi tha se është koha për një politikë modern dhe FRD synon të ketë sa më shumë këshilltarë në Këshillat Bashkiakë. Topi tha se në fokus të diskutimeve do të jenë parimet Kushtetuese deri tek intersat elektorale, për mbrojtjen e votës. Pas mbledhjes së Asamblesë së FRD-së Topi tha:”U ra dakord të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negoicata. Vlerësojmë një ftesë që është bërë publike. Ky është gjest qytetar, përgjegjësi politike por dhe tregues se FRD është prezente në interesat e shqiptarëve”, tha Topi.
















