Bashkim Metalia
Tragjikomizmi i situatës politkëbërëse në shtetet tona shqiptare dhe sidomos në atë amë, i kushtëzon ambiciet popullore deri në ekstreme. Aq është reale kjo mungesë papërgjegjshmërie saqë qytetarit të thjeshtë që i ka ardhur laku i varfërisë deri zverk, të kënaqet edhe me një scoop mediatik të çastit. Protagonistët tanë , aktorët tanë të kinematografisë sonë politike e kanë varësuar vëmendjen e votuesve potencialë, në mashtrime kryekëput para/pas elektorale. Kjo varësi vjen si rezultat i gjendjes së mjerueshme ekonomike dhe fatkeqësisht humbjes së shpresës.
Humbjes së shpresës për punë, humbjes së shpresës për të ardhmen e fëmijëve, humbjes së shpresës për ndërtimin e rrugës së premtuar, humbjen e shpresës për mirëfunksionimin e ligjit dhe zbatimit të tij, humbjen e shpresës për lëvizjen e lirë pa kushte, humbjen e shpresës për një shtet funksional….
Dhe ne qytetarët e shkretë ua bëjmë aminin verbërisht dashje apo pa dashje nepotizmit politik të pushtetarëve tanë duke u gënjyer me dëshirë si pasoj e të gjithave këtyre mungesave.
Gënjeshtra është veti e keqe dhe e shëmtuar qoftë edhe kur bëhet me një prill, që ironikisht godet këtë elitë të paskrupullt politike që vetëm për qytetarët nuk janë të vërtetë.
Në fakt origjina pagane e gënjeshtrës së një prillit është bërë modë e përditshmërisë në oborret , podiumet dhe fjalorin e politikëbëresëve tanë , andaj ndonëse një mëkat i pafajshëm ,kërkojmë ndjesë që këto reagime që njerëzit shfaqën në lidhje “kryelajmin” të jetë një mësim i vlefshëm për ata që premtojnë dhe s’dinë t’i mbajnë ata, për ata që varfërinë e qytetarëve e shohin si mundësinë më të mirë për të jetuar vet në luksin e tyre të shfrenuar.
Bashkëkombës le të mos biem pre e paganizmit politik , sepse të vetmen ditë që ata nuk kanë kurajo të gënjejnë është një prilli.
















