Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar anëtarët e Komisionit për verifikimin e veteranëve të luftës së UÇK-së se do t’i tërheqin zvarrë në shesh, nëse nuk lënë jashtë listave ish-bashkëluftëtarët e tij.
Ish komandanti i UÇK-së ka thënë se nuk do t’i nënshkruajë këto lista, pasi që jashtë tyre kanë mbetur një numër i madh i bashkëluftëtarëve të tij, transmeton Telegrafi.
“Anëtarët e komisionit për verifikimin e ish ushtarëve të UÇK-së, veteranët që do të jenë edhe më shumë, do t’i zvarrisin në shesh. Unë nuk do t’i nënshkruaj këto lista pa u fut krejt ushtarët e mi. Të gjithë veteranët e luftës kanë pasur kartela”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
“Rrafshi i Dukagjinit ka pasur më tepër ushtarë se Zona e Drenicës dhe këtë e dinë edhe Sami Lushtaku dhe gjithë komandantët e UÇK-së. Ndërsa po del se Dukagjini ka më pak ushtarë se disa zona të tjera”, ka thënë haradinaj.
Ndërkaq, ish kryetari i veteranëve të luftës, Muharrem Xhemajli, i ka akuzuar komandantët për mos publikimin e listave përfundimtare dhe ka theksuar se veteranët e luftës “duhet të protestojnë në Drenicë dhe Dukagjin dhe jo para Qeverisë së Kosovës”.
















