Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy deputetët e Kuvendit, Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Tom Doshi është ndaluar brenda banesës së tij në zonën e rrugës “Qemal Stafa” në Tiranë.
Në banesën e Doshit kanë shkuar dy makina policie të Patrullave Shqiponja.
Arrestimi i deputetit kristianodemokrat është bërë në një lokal në pronësi të tij në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të uniformave blu.
Policia është duke ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre.
Mësohet se në banesën e Tom Doshit, ka shkuar edhe avokati i tij, Vladimir Meçe, ndërsa avokati tjetër, Genc Gjokutaj që mbron Mark Frroku ka shkuar në banesën e klientit të tij, i cili është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.















