Ministri i Jashtëm I Kosovës, Hashim Thaçi, ka pirë sot kafe në Prishtinë me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, raporton Express.
Shefat e diplomacive të të dy vendeve kanë pirë kafe në margjina të konferencës së ministrave të Jashtëm dhe ministrave të Transportit të vendeve të rajonit “Western Balkans’ 6” që po mbahet në Prishtinë.
Në mesin e pjesëmarrësve të konferencës është edhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Hahn.
Në konferencë po diskutohen projektet konkrete ekonomike me karakter rajonal, me theks të veçantë në projektet e infrastrukturës.
Kjo konferencë konsiderohet si vaz\hdimësi e Konferencës së Berlinit, e cila ishte organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit















