Një ndër serialet më të shikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ”The Simpson”, në episodin e 12-të të sezonit të 21-të, i ka dhënë hapësirë edhe Shqipërisë. Në minutën e dhjetë shfaqet ekipi olimpik shqiptar, veshur me veshje kombëtare shqiptare, duke mbajtur në dorë flamurin kuq e zi dhe mbishkrimin “Shqipëria”.
Nga pamjet kuptohet që skenarisit i serialit është njohës i kulturës shqiptare, sepse veshjes së personazheve ua ka shtuar edhe nga një plis, transmeton lajmiri.com.
Seria komiko-satirike e animuar “The Simpson” është një ndër seritë më të shikuara në botë.















