Një avion A320 i kompanisë Germanwings është rrëzua në Aplet franceze, në Digne les Bains. Në bordin e tij udhëtonin 142 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit. Avioni ishte nisur nga Barcelona drejt Duseldorfit. Nuk dihet ende nëse ka të mbijetuar nga kjo tragjedi. Dy helikopterë të xhandarmërisë kanë zbuluar vendin e rënies ne provincen e jugut te Frances, Barcelonet. Avioni është zhdukur nga radarët rreth orës 11.00. Thuajse të gjithë pasagjerët e tij ishin spanjollë e gjermanë. Presidenti francez François Hollande mbajti një konferencë të posaçme për shtyp dhe tha se kjo ishte një tragjedi dhe se dinamika e aksidentit nuk lë shpresë për të mbijetuar. Aksidenti ka ndodhur në një zonë të vështirë malore. Pjesë të avionit janë gjetur në afërsi të Barcelonette -s.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















