Një 70 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Ganjollë, në Shkodër.
Viktima është identifikuar si shtetasi L.J, dhe jetonte vetëm. Sipas policisë dyshohet se 70 vjeçari mund ë jetë vrarë gjatë një tentative grabitjeje, pasi pas mbërritjes së policisë në vendngjarje është konstatuar thyerje banese. I moshuari dyshohet të jetë vrarë me mjete të forta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
















