Tomisllav Nikoliqi e ka pranuar ftesën e Vlladimir Putinit që më 9 maj të marrë pjesë në paradën ushtarake ruse, të cilën do ta bojkotojnë liderët më me rëndësi të BE-së dhe Barack Obama.
Presidenti serb ka marrë ftesën në tetor të vitit 2014, kur Putini pati vizituar Beogradin.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov, ka konfirmuar se pos Nikoliqit, në paradën e Moskës është ftuar të vshkojë edhe kreu i entitetit serb në BeH, Millorad Dodik.
Sipas tij, në paradën e Moskës më 9 maj do të marrin pjesë gjithsej 26 liderë shtetërorë.
Liderët e vendeve të BE-së, Merkel, Holande, Cameron e të tjerë, si dhe presidenti amerikan Obama, kanë vendosur ta bojkotojnë këtë parade, në shenjë proteste për okupimin rus të Krimesë dhe për përkrahjen ushtarake ruse në lindje të Ukrainës, transmeton Express.
Por, në Moskë do të shkojnë shefat e disa vendeve anëtare të BE-së që e mbështesin Rusinë, si: Presidenti i Sllovakisë dhe kryeministri i Greqisë.
Në paradë do do të marrin pjesë edhe liderët e Kinës, Afrikës së Jugut dhe Indisë, si edhe diktatori i Koresë Veriore, Kim Jong-un, për të cilin kjo do të jetë vizita e tij e parë jashtë shtetit.















