Policia e Durrësit ka vënë në pranga pesë persona me precedentë të mëparshëm penalë, të cilët janë kapur me rreth 30 kilogramë tritol dhe 10 kilogramë C4.
Në kuadër të operacionit të quajtur “Kronometër”, pas një hetimi 2 mujor, policia e qytetit bregdetar ka arrestuar shtetasit: Astrit Zguri, 38 vjeç nga fshati Larushk, i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes; Ylli Zalla 38 vjeç nga fshati Zall, i dënuar dy herë; Bedri Murati 40 vjeç, nga fshati Nojë Krujë i dënuar më parë për trafikim lëndësh narkotike; Fatjon Caca 31 vjeç, nga fshati Nikël i Krujës dhe shtetasi me inicialet A.Z. 17 vjeç nga fshati Larushk.
Sipas policisë, këta shtetas dyshohen si autorë të shpërthimeve me tritol në Krujë dhe Fushë Krujë, ku kohët e fundit ka pasur shumë ngjarje të tilla në këtë zonë.
Të pesë personat akuzohen si përgjegjës të shpërthimeve me këndë plasëse dhe policia ka nisur punën për të zbuluar qëllimin e përdorimit të tritolit.















