• Latest
  • Trending
  • All

Shqiptarë a dëgjuat? Imzot Noli nuk është mes nesh!

11/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Shqiptarë a dëgjuat? Imzot Noli nuk është mes nesh!

11/03/2015
in Diaspora, Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Nga dr. Athanas Gegaj
Njeriu që përfaqësoi racën shqiptare, si kryetar fetar, si shkrimtar, si studioz, si poet, si udhëheqës nuk është më! Ati i shqiptarëve, që kishte përsonifikuar të gjitha gjërat e shenjta të gjakut e të traditave shqiptare, vdiq më 13 Mars 1965 në momentin më të vështirë për Komunitetin tonë në Amerikë dhe në Botën e Lirë, si edhe për shqiptarët në Shqipëri. Vatra e shqiptarëve të pastërt përulet përpara trupit të Kryetarit të saj të djeshëm dhe të sotshëm dhe i puthë ato duar të bukura që lartësuan kombin shqiptar dhe Vatrën tonë. Komisioni Qendror i Vatrës urdhëron një jazë prej 40 ditësh për të gjithë vatranët. Pusho në paqe, At i Dashur!. Sa të rrojë raca shqiptare, aq do të rrojsh edhe Ti në zemrat e popullit tonë. Vatra do të qajë me lot, por do të mburret në çdo kohë që pati fatin të ketë si At, Ty, Atin e shqiptarëve.
Nën rrezet e ngrohta të Floridës në tokën e bekuar dhe të lirë të Amerikës, më 13 Mars 1965 në mëngjezin e ditës u nda prej nesh At Noli, kryepeshkopi i Kishës sonë kombëtare, kryetari i Vatrës, themeluesi i “Diellit” me të tjerë burra të gjakut tonë, Ati i fundit i popullit shqiptar nga Prizreni në Vlorë.
Ai që themeloi Vatrën e Diellin me Peçin e Konitzën nuk është më. Aj që bashkoi e lartësoi komunitetin tonë në Amerikë, u nda nga toka dhe fluturoi në Botën e të Drejtave, duke pikëlluar zemrat e të gjithë shqiptarëve!. Aj që me kristjanë dhe muslimanë bëri një komunitet shqiptar, përpara se të ishte një Shqipëri e lirë dhe indipendente, u nda nga bijët e Tij, duke e futurë në zi tërë komunitetin tonë të gjakut e të traditave shqiptare. Ai që nga asgjë themeloi Kishën tonë Kombëtare për të cilën dhanë me të dyja duart të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim feje, nuk është më mes nesh! Aj që organizoi çeta në rrethet e Bostonit për të bërë një Shqipëri edhe me gjak të bijëve të saj në Amerikë. U shua kandili për të derdhur dritë e hire nga bota e pavdekshme përmbi bijët e Tij në halle dhe në robëri. Iku na la, fluturoi drejtë qiellit për të lutur Perëndinë që të bijët e gjakut shqiptar, me ndërhyrjen hyjnore, të gjejnë bashkim, liri e dashuri për nën krahët e shqipes së zezë dykrenare që fluturoi përmbi një fushore të kuqe, symbole të pavdekshme e të atij Flamuri të Skenderbeut të Konitzës, të Kuvendit të Vlorës e të gjithë shqiptarëve që me gjak dhe me lot brumosën Shqipërinë dhe shpresuan se do të ua lënë trashëgim bijëve të tyre po me atë Flamur e po me ato ndjenja fisnike, që ata diftuan me armë dhe me burrëri në Prizren, Kaçanik, ne Deçiq, në Shkup, në vise të Matit, në Korç, në Mashkullorë e më në fund në Vlorë.
At Noli ynë që lartësoi racën shqiptare me poezitë e tija, me studimet e botimet e Tija, me shkrimet e Tija nga më të bukurat, sot nuk është më për të na kqyrur me ata sy si rrufe e për të na dhënë kurajo të vazhdojmë udhën e vështirë që ai me shpatë e me pendë në dorë, e çau pa u frikësua asnjëherë!
Por At Noli jeton në zemrat tona! Aj nuk mund të ndahet nga ata bijt e Tij, të cilët i deshti, dhe për të cilët punoi tërë jetën e Tij. Aj jeton dhe do të jetojë në zemra të popullit shqiptar, i paharrueshëm, i pavdekshëm, siç jetojnë Naimi dhe Fishta, Abdyl Frashëri e Ismail Qemali e shokët të tjerë, që bënë Shqipërinë në Vlorë dhe krijuan letërsinë shqipe, duke e lartësuar në radhët e letërsive tjera botërore.
Vdiq At Noli, Ati ynë, por burrat si At Noli nuk vdesin kurrë, sepse hieja e Tij, veprat që lën pas, ato nuk vdesin kurrë. Vatra jonë është në zi, por me Vatrën tonë është në zi i tërë populli shqiptar. Kjo Vatër e adhuruar është si një kandil që nuk fiket kurrë, shënderit dhe sot, e do të shënderise edhe nesër. Sepse është vepër e Nolit e Peçit e Konitzës, që trashëgim sot ua lanë të bijëve të tyre, që kurrë e kurrë të mos fiket Kandili Kombëtar, që nga Amerika shënderit përmbi tokën e embël për të cilën At Noli me shokë punoi dhe ua la trashëgim të bijëve të Tij, që ta mbajnë përherë të ndezur për të mirën e popullit shqiptar dhe për të mirën e komunitetit tonë këtu në Botën e Lirë.
Vatran, na vdiq Ati ynë, por Ati ynë jeton në zemrat tona! Përulnju përpara trupit të Tij dhe betonju për bashkimin e shenjtë të gjithë shqiptarëve që kanë në zemër Shqipërinë, që nderojnë vetëm një Flamur, atë kuq e zi, pa hyll të kuq, pa shpata, por të pastërt e të adhurueshëm siç na e ka lënë Skenderbeu me kapetenë e ushtarë trima, siç e shpalosi në rrugët e Bostonit Konitza, siç e ngrit drejtë qiellit të kaltërt në Vlorë, Ismail Qemali.
Vatra dhe vatranët përulen në gjuj përpara trupit të Atit të tyre. Nga ata gjitha zemrat e shqiptarëve, një kor i zjarrtë ngritet drejtë qiellit, dhe i uron pushim të ëmbël Atit tonë, At Nolit kryetarit shpirtëror e fetar, burrit kombëtar të poezisë të studimeve të shkrimeve që na lartësojnë dhe na japin shpresë për një të nesërme më të mirë për ne, për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë tonë, ku besnik ndaj vendit ku jetojmë, siç bënë kurdoherë burrat shqiptarë të vertetë, atje po kemi zemrën tonë, e me të bijët e gjyshave tonë, e për të bijët e tyre ne jetojmë dhe punojmë.
DIELLI i Bostonit krijesë e Atit tonë e të shokëve të Tij e mbulon me rreze drite At Nolin, i uron prehje në vendin e të Drejtave, përhiron kujtimin e Tij me respekt dhe e mbulon me vajtime e lot të të gjithë vatranëve e të gjithë shqiptarëve.
Pusho në paqe o At i dashur. E poqese Vatra e vatranët së bashku me Diellin e tyre nuk janë në lartësinë e duhur të të përirojne ashtu siç duhet, na fal, siç na fale përherë, dhe lutu për ne, për Kishën tonë, për Vatrën tonë, për popullin shqiptar, që lart e më lart të mbajmë e të ruajm atë trashëgim, që po na len duke u nda prej nesh. Ne kemi për të Ju kujtuar përherë, derisa dhe ne të mbyllim syte e do të vijmë e të bashkohemi me Ty në atë vend ku Ti sot pushon nga mundi e djersa e sa sa vjetëve, për të parë një Shqipëri të lirë një kulturë shqiptare, një vatër në vatrën e Washingtonit, që dritë dhe rreze shpërndanë e do të shpërndajë në brezëritë e ardhshme. (Shkrimi është botuar në gazetën “Dielli” të Bostonit më 17 mars 1965)
Përgatiti për botim Gjekë Gjonlekaj me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Fan S.Nolit.
Previous Post

PS flet për dhunë e destabilizim! Ç’do ndodhë nesër?

Next Post

Pse Ministria e Shëndetësisë fshehu kritikat e ambasadorit amerikan?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pse Ministria e Shëndetësisë fshehu kritikat e ambasadorit amerikan?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.