Afrimi i zgjedhjeve vendore ka zgjuar ethet brenda PS-së. Pakënaqësitë që kanë militantët e maxhorancës ka bërë që kryeministri Edi Rama të porosisë dje deputetët socialistë që të ulin pakënaqësitë në zonat që ata mbulojnë.Në një takim me ligjvënësit e PSsë të qarqeve Vlorë, Durrës, Gjirokastër, Fier e Berat, kryeministri Rama mësohet se kërkoi prej tyre më shumë angazhim në këto zgjedhje.
Një pikë e diskutimit ka qënë kërkesa për bashkëpunim të ngushtë në koalicion, veçanërisht me LSInë.
“LSI ka votat e saj, ndaj duhet patjetër të bashkëpunojmë”, – mësohet të jetë shprehur Rama, në këtë takim.Po kështu, nga kryeministri Rama është kërkuar që të bëhen edhe sondazhe sekrete në bazë për emra të caktuar, për të parë se sa është mbështetja për secilin emër të propozuar.Një tjetër burim nga mbledhja, bën të ditur se kryeministri Rama është shprehur i hapur edhe për aleanca me parti të tjera jashtë koalicionit qeverisës.Konkretisht ai ka informuar se i është bërë një ofertë bashkëpunimi PDIUsë së Shpëtim Idrizit por se ende nuk ka marrë një përgjigje.















