Thaçi është shprehur se Zaev nuk mund të ketë dosje korruptive dhe kriminale për të sepse sikurse u shpreh, ai nuk I lejon bashkëpunëtorët e tij të futen në zjarr sepse ai vetë nuk futet në zjarr
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Republikën e Maqedonisë, Menduh Thaçi, shprehet i sigurt se kreu i LSDM-së Zoran Zaev nuk ka asnjë dosje kriminale për të dhe bashkëpuntorët e tij.
Në emisionin “Mejdani” në Televizionin Koha, Thaçi është shprehur se Zaev nuk mund të ketë dosje korruptive dhe kriminale për të sepse sikurse u shpreh, ai nuk i lejon bashkëpunëtorët e tij të futen në zjarr sepse ai vetë nuk futet në zjarr.
Lidhur me çështjet ku janë të përfshirë shtetas shqiptarë si çështja “Monstra” dhe vrasja e Harun Aliut kreu i PDSH-së tha se Zaev nuk ka dosje për këto raste. Më tej Thaçi ka shtuar se edhe nëse Zaev mund të ketë ndonjë dëshmi ai nuk do t’i publikojë sepse ai nuk do të bënte diçka të mirë për shqiptaret .
















