Deputeti Tom Doshi është marrë në mbrojtje nga policia pasi dyshohet se ndaj tij mund të kryhet një atentat. Lajmi i marrjes në mbrojtje është konfirmuar nga Drejtoria e Policisë të cilët thanë se nuk ka pasur një kërkesë për marrjen në mbrojtje por ka qenë një iniciativë e tyre.
Madje Doshi ka ndërruar edhe makinën e tij, nga BMË në një Audi të blinduar.
Nuk dihet numri i saktë i personave që ruajnë Doshin por dihet që masat e sigurisë rreth tij janë shtuar shumë.
Përveç efektivëve të policisë që ruajnë Doshin deputeti ka edhe një sërë rojesh private që rrijnë gjithë kohën pranë tij















