Tre persona janë vrarë me armë në Prizren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:15 minuta të ditës së sotme në qytetin në kufi të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur afër spitalit të qytetit ku një person ka shtënë me armë zjarri duke vrarë tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.
“Po, rreth orës 14:15 si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të vrarë tre persona”, ka thënë Krasniqi.
Bëhet fjalë për një zënkë të vjetër në mes të dy palëve.















