Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është marrë në pyetje edhe deputeti Mark Frroku, i cili në fakt kishte deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni të planit për eliminimin e Doshit.
“Kreva detyrën time para organit të akuzës duke u deklaruar para prokurorëve dhe nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Të gjitha ia thashë prokurorisë”, deklaroi Frroku pas marrjes në pyetje.
I pyetur nga mediat nëse ka qenë ai sinjalizuesi i komplotit ndaj deputetit Doshi, Frroku u përgjigj: ”Si ligjvënës nuk mund të shkel ligjin duke deklaruar këtu thëniet e mia apo të dikujt tjetër. Të gjitha që kam thënë janë në prokurori. Asnjëherë”.
Ndërsa sa i takon zërave se Durim Bami ka qenë shoferi i tij, deputeti tha: “Asnjëherë. Mesa di unë as për Tom Doshin, për mua jo e jo”.
A është tentuar një komplot ndaj Doshit?
“Nuk kam dijeni dhe përsëris se thëniet ia kam thënë prokurorisë”, shtoi Frroku. /TCH
















