Atentati i hamendësuar ndaj Tom Doshit mund t’i kushtojë shumë deputetit të parlamentit shqiptar nëse rezulton se është një mashtrim.
Doshi paraqiti një video ku shihet dëshmitari D.Bami i cili pranon se është përgatitur një atentat vrasje ndaj Doshit.
Por mbi vërtetësinë e videos janë hedhur shumë dyshime.
Nëse rezulton se gjithçka është stisur nga vetë deputeti ai rrezikon deri në 8 vjet burg.
Ndaj tij do të ngrihen dy akuza, “korruptim dëshmitarësh” si dhe “dhenie informacionesh të rrema”.
Trupi gjykues po heton dy pista lidhur me “Çështjen Doshi”.
Pista e parë është mundësia e atentatit real ndaj deputetit Doshi dhe pista e dytë është ajo e ngritjes së një skeme mashtrimi nga vetë deputeti.
Nëse rezulton se është e vërtetë pista e dytë, Doshi rrezikon burgun, megjithëse është e paqartë për momentin përse duhet të bëntë një stisje të tillë deputeti shkodran.
















