• Latest
  • Trending
  • All

Çfarë ka pas ndarjes Rama- Doshi

05/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Çfarë ka pas ndarjes Rama- Doshi

05/03/2015
in Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Nga Armand Shkullaku
Qëndrimi i kryeministrit Rama për të mos u tërhequr përballë shantazhit të një prej deputetëve më të fuqishëm të grupit të tij, deri dje shumë i afërt me të, ishte një shenjë e mirë. I vendosur në një pozitë të vështirë pas akuzave të Tom Doshit, kryeministri kishte dy rrugë, pajtimin nënshtrues ose ndarjen me deputetin e Shkodrës. Pas një hezitimi disa ditor, Edi Rama zgjodhi rrugën e dytë. Duke befasuar jo pak një pjesë të mirë të opinionit që parashikonte tërheqjen e tij. Pavarësisht rrethanave, arsyeve apo teorive të konspiracionit, në fund të ditës, Edi Rama prodhoi një lajm të mirë. Kryeministri shqiptar, i përfolur në shumë afera të dyshimta përgjatë karrierës së tij politike, në një nivel të caktuar të shantazhit politik nuk është i nënshtrueshëm.
Këtu do të mbyllej komenti për ndarjen politike Rama- Doshi. Por përpjekja për t’i dhënë kësaj ndarje ngjyrat e një qëndrimi parimor të kryeministrit ndaj dekriminalizimit të politikës, është i parakohshëm dhe i pandershëm. Të hënën e kaluar Edi Rama nuk bëri një akt, por thjesht dha një shenjë, domethënëse sigurisht, por ama vetëm një shenjë. Tentativa për ta shndërruar këtë shenjë në një simbol të moralit politik, është një medalje që nuk rri dot e varur në xhaketën e Edi Ramës. Për më tepër kur Rama kërkon ta servirë ndarjen me Doshin si virtyt të politikës së tij dhe mëkat të kundërshtarëve politikë që e sulmojnë atë. Këtu tejkalohet e drejta dhe diskursi është shumë afër abuzimit me të vërtetën.
Edi Rama nuk ka ndërmarrë ende asnjë aksion të qartë politik për të bërë atë çka thuhej si në deklaratën e ambasadës së SHBA ashtu edhe në atë të BE: ndarjen e politikës nga krimi. Madje po ta shikosh me kujdes, Rama nuk e ka përjashtuar Tom Doshin nga grupi socialist, por i “ka dhënë atij lirinë të çlirohet nga kontrata që ai ka me Partinë Socialiste”. Një eufemizëm që dëshmon se jemi afër shenjës dhe shumë larg nga akti. Madje nuk është çudi që ky eufemizëm ta ketë nxitur ambasadën e SHBA të vërë pikat mbi “i”, duke e orientuar këtë ngjarje drejt asaj për të cilën ka nevojë jetike shoqëria shqiptare e që kryeministri i ka duart e lidhura e gojën e mbyllur për ta shprehur, ndarjen e politikës nga krimi. Prandaj deklarata e ambasadës ishte shumë më e ashpër se sa fjalimi i kryeministrit, ajo duket sikur e zhvendos atë gati me forcë  në një tjetër pozicion tashmë, ku në të ardhmen e afërt do t’i duhet të veprojë. Atëherë do të shohim nëse do të kemi akte.
Deri tani, Edi Rama ka bërë ndarje me individin dhe jo me fenomenin. Nëse do e shohim Tom Doshin si parabolën e heroit që një ditë gdhihet tradhëtar, duhet thënë se si të tillë, atë e ndërtoi Edi Rama, nuk e gjeti në mes nesh. Dhe për këtë, nuk mund të bëjë përgjegjës askënd tjetër veç sistemit të tij për të qëndruar dhe bërë përapara në politikë. Toma ishte njeriu me të cilin Rama krenohej, ndërsa sot po e paraqet si anën më të errët të historisë së tij. Nëse veprohet me një logjikë të tillë të larjes së duarve apo të lënies së kopilit në derën e kundërshtarit dhe të mosmarrjes së përgjegjësive, atëherë rasti Doshi është pasojë e prishjes së paktit mes “dy shokëve” dhe jo e ndonjë fryme të re.
Dëshmia e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, përbën skandal në kontekstin e mësipërm. Rast unikal në botë, kur një ministër, për tepër ai i rendit, pret në zyrën e tij një të dyshuar  për vrasës me pagesë, e dëgjon, bën muhabet me të dhe në fund bie dakort ta lërë me kaq këtë punë, meqë i dyshuari për vrasës nuk ka qejf të bëj denoncim pasi nuk ka besim tek shteti që përfaqëson ministri. Pastaj, kur ministri dhe shefi i tij prishen me Tom Doshin dhe ky u plas skandalin e vrasjeve me pagesë, ministri jep urdhër që atë që e ka pritur në zyrë dhe e ka qerasur me kafe, ta arrestojnë sepse i duhet një dëshmi që akuzat e Doshit janë të sajuara. Kur Doshi ishte me ne, çështja duhej mbajtur në heshtje, tani që ka dalë kundra duhet hapur luftë. Kjo mund të ndodhë vetëm me një qeveri, më e pakta e papjekur dhe më e shumta e përfshirë edhe vetë me botën e krimit. Heshtja e gjatë ndaj kësaj ngjarje dhe bërja publike vetëm kur deputeti i Shkodrës doli publikisht kundër kryeministrit, ilustron tezën se ndarja me Doshin lidhet me individin dhe jo me fenomenin. Shumë shpejt për të bërë politikë e për të marrë medaljen e dekriminalizimit.
Projektimi i asaj çka ndodhi në mbledhjen e grupit të PS të hënën si një betejë parimore e kryeministrit, rrezikon të errësojë edhe atë shenjë të mirë, sado të vogël, që prodhoi ndarja Rama- Doshi. Aq më shumë kur me të bëhet edhe politikë në kurriz të kundërshtarit (njerëzit e Ramës tani akuzojnë PD se po mbron Doshin). Të gjithë e dinë se drejtuesit e mazhorancës nuk kanë thënë asnjë fjalë deri më sot, ndonëse, siç deklaroi një zëdhënës i ambasadës së SHBA, prej shumë vitesh ata janë vënë në dijeni për rastin Doshi. Për sa kohë që deputeti i Shkodrës u mbushte hambarin e votave dhe thesin e fushatës, ai ishte pjesë e tyre. Nuk kanë thënë asnjë fjalë edhe për akuzat që janë ngritur në Kuvend për të tjerë deputetë me rekorde kriminale. Nuk kanë folur as Rama dhe as Meta, madje as ata pranë tyre, se kanë qenë këta të dy që në kohën kur kërkonin të shfrytëzonin politikisht Tom Doshin, e këmbenin favorin me të mirat publike, duke privatizuar Profarmën, Ajkën apo duke i dhënë leje ndërtimi. Një mentalitet i njohur ky që ka shoqëruar thuajse të gjithë qeverisjen që Edi Rama i ka bërë Tiranës dhe veçanërisht në kohë fushatash elektorale. Kryeministri Rama ia ka lejuar vetes të kompensojë favorin e dikujt me të mirat e të gjithë shoqërisë, prandaj nuk mund të hiqet sot si e mira që po lufton të keqen. Të paktën të qëndrojë tek përpjekja për t’u ndarë prej saj.
Askush nuk mund të vërë bast sot se çfarë do të kishte ndodhur me Tom Doshin nëse nuk do të dilte hapur kundër kryeministrit. Me siguri tani do t’i kërkohej të shkonte të fitonte vota në Shkodër. Por ajo që mund të vihet si bast i sigurtë është se Edi Rama me ndarjen nga Tom Doshi nuk shënoi një akt, por vizatoi një shenjë, e cila mund të fshihet shpejt nëse do ta keqpërdorë për një përfitim të ngushtë politik.
Previous Post

“Çështja Doshi si një skenar filmi Hollivudi”

Next Post

Meta, Rama e Tahiri nesër në prokurori

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Meta, Rama e Tahiri nesër në prokurori

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.