Pak orë pasi kryeministri Rama shkoi në zyrën e kryeparlamentarit Meta, një pjesë e kryesisë së LSI –së është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit. Deputetë e Ministra të saj janë takuar fillimisht në zyrën e kryetarit Meta e më pas në atë të mbledhjeve të grupit ku kanë qëndruar për afro 30 minuta. Akuzat e deputetit Tom Doshi dhe paralajmërimi i tij për se do të publikojë videon që ai thotë se vërteton akuzat për planin e vrasjes së tij me urdhër të Ilir Metës kanë qenë në qendër të diskutimeve. Por deputeti Vangjel Tavo tha pas takimit se ishte një mbledhje e zakonshme një ditë para seancës plenare. Situata e krijuar pasi Doshi e akuzoi publikisht Metën se ka paguar për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD, Mhill Fufit u bë shkak për dy takime radhazi mes aleatëve Rama e Meta, dje dhe sot. Opozita i ka intensifikuar thirrjet për dorëheqje të Metës. Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar edhe një mocion për Kreun e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës, me të njëjtën kërkesë u larguan paradite nga Komisioni i Ligjeve. Ilir Meta dhe njerëzit pranë tij e kanë përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pasi i kanë hedhur poshtë akuzat e Doshit. Meta madje tha se nuk ka asnjë provë që t’i vërtetojë ato. Mirëpo pritshmëria që Doshi ta bëjë publike videon, me gjasë në media, përpara se ta dërgojë në prokurori, e bën situatën të paparashikueshme dhe qëndrimet në radhët e mazhorancës dhe vetë LSI –së mund të ndryshojë me shpejtësi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















