• Latest
  • Trending
  • All

Projektligj në shërbim të Bushatit

01/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Projektligj në shërbim të Bushatit

01/03/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Ina Zhupa

Është në shqyrtim projektligji mbi shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë, që do të përbëjë terrenin ligjor mbi të cilin do funksionojë përfaqësimi ynë nëpër botë. Për këtë arsye është e nevojshme që të vihen në dukje problemet e mëdha që ka ky projektligj. Mund t’i ndajmë në dy grupe të mëdha, së pari problemet në kuptimin e diplomacisë, në kuptimin e politikës së jashtme, që reflektohen në çdo paragraf të projektligjit. Dhe së dyti, problemet që lidhen me lënien e gjërave evazive, të papërcaktuara, të hapura për të lënë më shumë hapësirë pushteti dhe abuzimi për ministrin e Punëve të Jashtme. Të dyja grupet e problemeve janë njëlloj të dëmshme dhe të papranueshme për një shoqëri demokratike.

Grupin e mungesës së kulturës diplomatike e nisim me funksionet që i kanë dhënë misionit diplomatik në projektligj, në 8 funksionet e dhëna nuk përmendet në asnjë rresht negocimi. Sipas Konventës së Vjenës Për Marrëdhëniet Diplomatike 1961, neni 3, një nga funksionet e rëndësishme të misionit diplomatik është negocion me qeverinë e shtetit pritës. Është e pakonceptueshme që mos të përmendet negocimi, kur në fakt është thelbi i diplomacisë. Diplomacia quhet ndryshe arti i negocimit, ndërsa për Ministrinë tonë të Jashtme përmendet vetëm te funksionet e kreut, ku thuhet negocion dhe nënshkruan instrumente diplomatike. Në projektligj mbasi jepen funksionet, përcaktohen se kush quhen misionet diplomatike që janë: ambasadat, misionet e përhershme pranë organizatave ndërkombëtare; misionet e posaçme; misionet e përbashkëta me shtetet e tjera dhe zyrat e interesit. Ky klasifikim që i grupon si të barabarta në funksione, besoj është rast unik që nuk e njeh literaturë e shkollarëve të diplomacisë. Në diplomaci ambasada ndahet më vete si forma më e rëndësishme e diplomacisë konvencionale për hir të nivelit të përfaqësimit, të kompetencave dhe kuadrit ligjor ndërkombëtar me të cilin rregullohet. Ndërsa nga ana tjetër kemi diplomacinë jo konvencionale, me 4 llojet e misionit rezident jo të zakonshëm këto janë: seksionet e interesit, konsullatat, zyrat e përfaqësimit dhe misionet e vijës së parë. Çdo bashkim i tyre duke i trajtuar si të njëjta apo duke i riemërtuar është një shpikje e Ministrisë sonë të Jashtme, e cila nuk besoj se duhet të vazhdojë në këtë mënyrë kur të shndërrohet në ligj. Ndërsa misionet e posaçme, që në projektligj janë po në të njëjtën kategori me ambasadat etj, janë persona që dërgohen jashtë vendit me detyra diplomatike, për një qëllim të caktuar dhe për një kohë të caktuar. Bile mund të përmendim që misionet e posaçme në shtetet kundërshtare janë edhe me natyrë sekrete, karakteristikë specifike e tyre.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Veç misioneve diplomatike, projektligji parashikon ato që i quhen poste konsullore, ku parashikohen po 4 tipe që janë: konsullatat e përgjithshme, konsullatat, nënkonsullatat, zyrat konsullore. Kjo ndarje reflektohet vetëm në postin e atij që do të jetë në krye, por nuk jepen cilat do të jenë dallimet mes këtyre 4 ndarjeve që parashikon projektligji. Zakonisht këto dallime behën në varësi të numrit të personelit në dispozicion ose të madhësisë së rajonit që mbulon, rëndësisë së tyre dhe statusit personal të drejtuesit të postit konsullor. Po ashtu, në asnjë vend të projektligjit nuk përmenden konsujt e nderit, që janë një realitet i pashmangshëm i diplomacisë po ashtu edhe shqiptare.

Grupi i dytë ka të bëjë me hapësirat evazive që i lënë mundësi abuzimi dhe pushteti të pakontrolluar ministrit të Punëve të Jashtme. Ministri ka të drejtën normale që të emërojë në misionet diplomatike dhe postet konsullore edhe jashtë shërbimit të jashtëm. Ajo që nuk jepet në asnjë pjesë të këtij projektligji është se në ç’përqindje do të qëndrojnë raporti i të emëruarve brenda diplomatëve të karrierës dhe atyre të marrë nga pjesa shoqërore, politike. Kjo i jep mundësi ministrit që ta kthejë edhe diplomacinë në një fushë punësimesh të pakufishme për militantë politikë, për njerëz të afërt të tij, mundësisht lidhje farefisnore, se nderi vlen më shumë. Edhe mund të themi që edhe tani kemi precedentë për emërime të tilla nga ministri që preferon kushërinjtë.

Po ashtu, me anë të këtij projektligji tentohet që bashkëpunimin me Kuvendin dhe me Presidentin ta vënë në trajtën e një komunikimi që nis nga ministri dhe që shkon sipas vullnetit të ministrisë. Ndërkohë që realiteti institucional dhe kushtetues kërkon të kundërtën, ministri është i detyruar të japë llogari para Komisionit të Politikës së Jashtme, i detyruar t’u përgjigjet interpelancave në Kuvend, është i detyruar të japë informacion për komisionet parlamentare sa herë i kërkohet për çështje hetimore ose të veçanta. Ndërkohë që në projektligj thuhet njofton Kuvendin për çështje të rëndësishme e vetëm kaq, dhe çështje e rëndësishme ngelet evazive në tagrin e ministrit që ta përcaktojë vetë se kur do apo nuk do që të njoftojë Kuvendin. E njëjta logjikë tek Presidenti, projektligji prapë lë që ministri të gjykojë vetë se kur duhet të njoftojë Presidentin, se çështje të rëndësishme është togfjalësh i papërcaktuar. Por ama nga ana tjetër, i jep Ministrisë tagrin që të japë mendime dhe propozime për veprimtarinë e Presidentit.  Presidenti është institucioni më i lartë i shtetit, është përfaqësues i gjithë shqiptarëve, bën interesin shtetëror dhe pavarësisht kësaj, i jepet mundësi që Ministria, që ka si bazë të përfaqësojë zbatimin e programit të qeverisë, të jetë sugjeruese. Pra interesi qeveritar duhet të udhëheqë interesin shtetëror. E kundërta mund të kishte kuptim, nëse kjo është ndërhyrje në kompetencat e një institucioni në hierarki shumë më lart sesa vetë Ministria. Po ashtu, në emërimin e ambasadorëve projektligji tenton të ulë rëndësinë e Presidentit në një rol thjesht si zbatues të propozimit të Kryeministrit, kur në fakt nuk është aspak kështu roli që i jep Kushtetuta. Sepse Presidenti nuk emëron ose liron automatikisht një ambasador se i ka ardhur propozimi. Po ashtu, seancën e ambasadorit të emëruar para komisionit të Politikës së Jashtme e emërtojnë seancë njohëse duke i dhënë karakter thjesht simbolik, kur në fakt ajo është një seancë sqaruese, ku ambasadori duhet të prezantojë veten dhe vizionin e vet për marrëdhëniet në shtetin pritës dhe merret në pyetje nga anëtarët e komisionit.

Po ashtu, ministri i jep kompetencën vetes që, kur e gjykon ndryshe, të mos lejojë që diplomati me gradën më të lartë të mos marrë funksionet e kreut të misionit kur ka mungesë të tij. Por nuk jepen se cilat janë kushtet që mund të gjykojë ndryshe, por lihet thjesht subjekt i dëshirës dhe pëlqimit të ministrit. Dhe diplomati me gradë më të lartë që ka punuar me një sistem diplomacie prej vitesh, duhet të zbatojë dëshirat e një ministri politik. Në vazhdën e gjërave evazive që lihen në dorë të Ministrisë është edhe përcaktimi i zonave me rrezikshmëri të lartë, në të cilat paguhet sigurimi i jetës për diplomatin dhe familjen e tij. Në projektligj nuk sqarohet se si përcaktohen këto zona, ose nga e marrin një klasifikim të tillë MPJ. I pakuptimtë është fakti se përse MPJ paguan shkollimin e fëmijëve të ambasadorëve vetëm në rastet kur shkolla nuk është në anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe spanjisht!!!! Përse në shtetet përkatëse që kanë këto gjuhë zyrtare përjashtohen fëmijët e ambasadorëve nga e drejta për t’i paguar shkollimin?

Për të gjitha problematikat e mësipërme sugjeroj që projektligji të shihet edhe një herë nga ekspertë, sepse nuk realizon përmirësimin e shërbimit të jashtëm nga ligji i 2003-s, por përmirësimin e shërbimeve që i shtohen ministrit të Jashtëm dhe ka probleme me koncepte të mirëpranuara diplomatike.

Previous Post

Sfidat e sigurisë

Next Post

Dhuna policore dhe “burgu” i kryeministrit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Dhuna policore dhe “burgu” i kryeministrit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.