Kreu i PD, ka nisur turin e takimeve parazgjedhore duke u ndalur në Lezhë.
Lulzim Basha ka bërë me dije sekoalicioni i partisë që drejton vetëm është me qytetarët, duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë koalicion për zgjedhjet vendore me dy “forcat e kalbura politike”.
“Të bëhemi të gjithë bashkë kundër kësaj të keqeje që ka mbërthyer vendin”, ka thënë ai.
Basha ka premtuar se do të bëhet kompensimi për çdo dëmtim të pronës së qytetarëve që po bën Qeveria. “Koalicioni ynë do të jetë vetëm me qytetarët dhe dy gjysmat e kalbura të Qeverisë nuk do të gjejnë bashkëpunimin tonë”, është shprehur Basha.
















