Gjykata e Apelit në Vlorë ka dhënë masën “detyrim paraqitjeje” për kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Shpëtim Gjika, biznesmenin Artur Haxhi dhe shefen e Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Sulaj. Masa e sigurisë është marrë gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar gjatë ditën e sotme në Gjykatën e Apelit n Vlorë, ku janë ndryshuar masat e arrestit për Haxhin e Sulaj, të cilët kanë qenë në arrest në burg. Ky vendim ka ardhur pasi gjykatësja Gjinovefa Gaba e ka parë të arsyeshme se nuk ka rrezikshmëri për largimin nga shteti apo dëmtimin e hetimeve, nga ana e të akuzuarve. Tre të pandehurit kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore, e cila ka qenë një arsye më shumë për marrjen e këtij vendimi nga ana e Apelit të Vlorës. Procesi do të vijojë në shkallën e parë, ndërsa çdo javë Gjika, Haxhi dhe Sulaj do të paraqiten pranë oficerit gjyqësor në gjykatën e Vlorës. Gjika akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka dhënë leje për ndërtimin e një pallati 11-katësh.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















