Gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë me dije gjatë vitit 2015 do të fillojë për herë të parë, rimbursimi i materialeve mjekësore. “Më shumë barna ka në treg dhe më shumë barna ka ndjeshëm në listën e rimbursimit të vitit 2014. Në 2015 do të fillojmë të rimbursojmë edhe materiale mjekësore si strishat e matjes së glicemisë për të sëmurët me diabet, pajisjet e rëndësishme të kardio-kirurgjisë, etj. Është një sfidë e madhe që do ta vijojmë duke ditur se nuk ka reforma pa dhimbje”,- tha Beqaj. Nga ana e saj, deputetja demokrate, Albana Vokshi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Beqaj, duke e akuzuar atë se ka lejuar futjen e ilaçeve të skaduara në treg. “Jep dorëheqjen nëse ke ndërgjegje. Je dënuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese për përfitime të paligjshme me buxhetin shtetit. Qytetarët po marrin ilaçe të skaduara. Duhet t’ju rëndojë në ndërgjegje jeta e qytetarëve që po humbin jetën nga ilaçet e skaduara”,- tha Vokshi. Në lidhje me testimin e infermierëve, ministri Beqaj deklaroi se do të zbatohet vendimi i dhënë ditën e djeshme nga ana e gjykatës. Duke e cilësuar testimin si të domosdoshëm, ai është shprehur: “Testimi nuk prek marrëdhëniet e punës, përfshirë dhe pagën si dhe nuk prek të drejtën e ushtrimit të profesionit. Rregullorja e tregon këtë”
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















