Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, priti në takim kryeparlamentarin suedez, Urban Ahlin, ku u vlerësua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik. Rama dhe Ahlin diskutuan lidhur me perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE, në veçanti për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim, pas marrjes e statusit të vendit kandidat. Kryediplomati shqiptar vlerësoi rolin e Suedisë në procesin e zgjerimit si dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj për marrjen e statusit të vendit kandidat. Bushati u ndal në hapat konkretë të qeverisë për progresin e reformave në Shqipëri dhe angazhimin e saj për të vijuar me vendosmëri në rrugën e reformave dhe të integrimit. Nga ana e tij, kryeparlamentari suedez, duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, siguroi Bushatin për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Bushati dhe Ahlin diskutuan mbi vijimësinë e procesit të Berlinit për të mundësuar një ndërlidhshmëri më të lartë në rajon, nëpërmjet projekteve konkrete infrastrukturore që forcojnë bashkëpunimin rajonal.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















