Në Aeroportin e Prishtinës kanë mbërritur ditën e sotme 73 qytetarë, të cilët janë kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian ku emigruan ilegalisht.
Të kthyerit janë persona që në mënyrë ilegale kishin mësyrë vendet e BashkimitEvropian.
MPB po ashtu ka paralajmëruar se personat që do të kthehen nuk do të përfitojnë nga Programi i Riintegrimit, duke qenë se nga ky program përfitojnë personat e riatdhesuar të cilët e kanë lëshuar Republikën e Kosovës para datës 28 korrik 2010.
Megjithëse të kthyerit mund të marrin vetëm disa informacione.
“Janë disa skema të natyrës urgjente që mund t’i përfitojnë të gjithë të riatdhesuarit: pritja dhe informimi në momentin e arritjes, ndihma mjekësore nëmomentin e arritjes në rast nevoje, transporti nga Pikat e Kalimit Kufitar deri në komunën e origjinës nëse nuk kanë mundësi të tjera të transportit, aftësim profesional dhe ndërmjetësimi në punësim”, ka qenë përgjigja e MPB-së rreth personave të kthyer.















