Shpëtim Gjika, i arrestuar për “shpërdorim detyre”, ka lënë sot ambientin e spitalit dhe është paraqitur në Prokurorinë e Vlorës. Mësohet se ai është marrë në pyetje nga prokurorët, në praninë e avokatit.
Ditën e sotme, Gjika ka shkuar vetë në Prokurori. Ai u arrestua për falsifikimin e dokumentave për dhënien e lejes së ndërtimit të një pallati 11 katësh, në qëndër të Vlorës.
















